Rama: Kamera në qeli, do fillojmë nga burgu 313. S'do hyjnë më 'dentistë' që mbushin të burgosurit me drogë dhe celularë

Rama: Kamera në qeli, do fillojmë nga burgu 313.  S'do hyjnë më 'dentistë' që mbushin të burgosurit me drogë dhe celularë

Edi Rama, kryeministër

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në ceremoninë e prezantimit të drejtorit të Ri të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçori. Para drejtorëve të policisë së Burgjeve në rrethe, Rama foli për një vendim të ri të qeverisë, që është në përputhje me propozimet që do të dorëzojë Ministria e Drejtësisë. Rama tha se në të gjitha burgjet do të vendosen kamera, të cilat do të monitorojnë të dënuarit me rekorde kriminale. Kjo sipas Ramës do të bëhet për të hequr mundësinë e kontaktit të tyre me botën jashtë. Rama tha se do të mbyllen të gjitha bizneset që administrohen nga persona të tjerë, ndërkohë që pronarët e vërtetë ndodhen nëpër burgje. Jam këtu sot, për të forcuar një mesazh që ministria e Drejtëisë e ka dhënë. Mund të tingëllojë si përsëritje, por s’dua të kursehem për vendosmërin me të cilën Ministria e Drejtësisë po udhëheqë një betejë shumëplanëshe.

Që nga institucionet e ruajtjes së dënimit, deri tek lufta kundër korrupsionit. Në këtë aspekt, kriminelët që janë në burgje, në Shqipëri nuk do të ndodhin më ngjarje që veprimtaritë e larta kriminale të kryhen që nga brenda burgjeve. Aktivitetet e jashtëligjshme dhe korruptive, nuk duhet të ekzistojnë më. Kush bashkëpunon për çdo arsye me elementët kriminalë për vuajtjen e dënimit, duke vënë në pikëpyetje institucionin, do të ndëshkohet pa asnjë rezervë. Rregullorja do të jetë precize dhe do ketë kamera 24 orë, duke filluar që nga burgu 313 e më pas në të 24 institucionet e tjera. Kamerat nuk do shihen vetëm nga Drejtoria e Burgjeve por dhe Operacioni “Forca e Ligjit”, pra do ketë dy salla monitoruese 24 orë, që askush mos fshihet nga batanija që i hedh kamerave, Nga ana tjetër sigurisht që vendosja e këtij sistemi nuk është se do të shtrihet në të gjithë territorin për arsye represioni, por për respektimin e të drejtave të njeriut. Posaçërisht, duke nisur nga burgjet ose qendrat e paraburgimit. Jemi të vetëdijshëm se ka shumë probleme edhe në këtë aspekt. Do mbyllen baret dhe kafenetë që administrohen nga persona të jashtëm, që janë të lidhur me krimin e organizuar.

Edi Rama, kryeministër

Rama tha se do të reformohet edhe sistemit i ushqimeve në burgje, si dhe ai i shërbimeve. Rama tha se ka patur raste, kur kanë hyrë dentist në burgje të cilët kanë futur drogë dhe celularë për të burgosurit.

Në sistemin shtetëror të vuajtjes së dënimit, do të ketë ketë sistem shërbimi. S’ka më qiradhënës dhe qira marrës. Do ketë katering të brendshëm. Përgjegjës për ç’ka hyn dhe del është drejtori. S’ka më delegim qoftë edhe tek dentist që bëjnë sikur mbushin dhëmbë por mbushin tw burgosurit me drogë dhe celularë.

Edi Rama, kryeministër

Rama tha se do të ketë edhe rritje rrogash, trajtim me kushtet e punës dhe ndryshim të uniformave për të gjithë punonjësit e policisë në burgje. Presim që Ministria e Drejtësisë, të sjellë propozimet për trajtimin specifik të gjithë atyre pjesëve të personelit që meritojnë vëmendje të veçantë.

“Do rriten pagat sepse ka patur ankesa për diferencim në krahasim me PSH, por ne edhe ardhja e drejtorit të ri është një motivim më shumë. Duhet të kemi parasysh se shërbimi i drejtorit të ri, ka detyra të larta në sistemin tonë të sigurisë. Ne nuk kemi preferuar dhe s’preferojmë, që të tundim letra dhe të akuzojmë të tjerë, por është me rëndësi që të theksohet se auditi i integritetit moral i kryer me porosi të Ministrisë së Drejtësisë, ka nxjerrë 130 punonjës burgjesh me rekorde kriminale.“,-tha Rama.

Rama foli edhe për punësimet në burgje. Kryeministri ka thënë se rreth 66 punonjës janë referuar në prokurori.

“S’duhet të ishin pranuar kurrë në sistem, për asnjë arsye në botë. SHB ka referuar 66 punonjës të burgjeve në prokurori, për veprimtari penale. Për të njëjtën periudhë janë referuar në prokurori 97 ngjarje të ndryshme, meritojnë hetim dhe ndëshkim. S’diskutohet që sot kemi një sistem të vuajtjes së dënimit më të korruptuar.”-tha Rama.

Kryeministri nuk ka harruar t’ju drejtojë një mesazh edhe ish-ministrave të LSI, që kanë drejtuar Ministrinë e Drejtësisë. Rama tha se këta ish-ministra, sot shesin moral mbi shpifje, ndërkohë që i kanë lenë punonjësit me uniforma të vjetra.

“Ne jemi në krah të drejtësisë. Punonjësit do kenë uniforma të reja, se është shembull drithërues për drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë ndër vite, dhe të partive, që ndërkohë sot ngrenë moralin mbi flamuj shpifjesh.”-tha Rama.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri nuk harroi të “thumbonte” drejtorin e ri të Policisë së Burgjeve. Rama tha se është një nga rastet e rralla kur të gjithë kanë folur fjalë të mira për Kaçorin, por ndërkohë uroi që të mos ndodhë si në rastet e tjera, kur emrat e drejtorëve përfundojnë në TV.

Rama tha:

“Është e vështirë të kërkosh opinione për njerëz, dhe të marrësh opinione të njëjta. Në rastin e drejtorit, morëm të njëjtat gjëra. Kam dëgjuar oficerë policie që s’shajnë njëri-tjetrin, por përkundrazi kanë thënë fjalët më të mira. Uroj që këto fjalë të mos na dalin në ndonjë kronikë, e drejtori të mos na dalë se s’ishte ai i duhuri. Me mend në kokë dhe sillu njësoj sikur je me uniformë.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola