Rama takon Cristiano Ronaldon, portugezi i jep fanellën e skuadrës së zemrës me autograf (Foto)

Rama takon Cristiano Ronaldon, portugezi i jep fanellën e skuadrës së zemrës me autograf (Foto)

Edi Rama dhe Cristiano Ronaldo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një foto me sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo në Instagramin e tij. Në foto duket fanella me numrin shtatë, emrin e kryeministrit dhe disa autografë në të.

Fotoja është shkrepur pas ndeshjes së parë për këtë sezon të torinezëve në shtëpinë e tyre, ndeshje kjo e luajtur kundër Lacios. Gjithashtu kjo ishte ndeshja e parë e Ronaldos në shtëpinë e skuadrës së tij të re.

Ndeshja u fitua nga bardhëezinjtë me rezultatin 2-0, me gola të Pjanić dhe Mandžukić.

Rama njihet si një tifoz i flaktë i Juventus-it, ku shpesh herë në daljet e tij publike është parë me veshje që të stampuar logon e skuadrës italiane. Ai u ftua nga vetë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli për të parë ndeshjen.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 27/08/2018 03:52

    Po ta dinte Reinaldo qe Rama eshte Kryeminister trashigimtar I nje diktature te tmershme komuniste ME SIGURI AI DO TA REFUZONTE FOTON ME ED TRAPIN

    Përgjigju
  • Youngtribune: 26/08/2018 12:28

    Ronaldo per kryeminister ne 2020

    Përgjigju
  • Albanian made: 26/08/2018 06:51

    Edi Rama lider qe i duhet Shqipetareve

    Përgjigju
  • 007: 25/08/2018 22:05

    No koment

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri