Referendumi për emrin në Maqedoni, sot votojnë të sëmurët e të burgosurit
Nga dita e sotme ka nisur pjesa e pare e referendumit në Maqedoni për çështjen e emrit me Greqinë. Ka nisur votimi për disa kategori të caktuara të shoqërisë siç janë: personat e sëmurë dhe ata që janë të burgosur
Foto ilustruese
Nga dita e sotme ka nisur pjesa e pare e referendumit në Maqedoni për çështjen e emrit me Greqinë. Hapi i rëndësishëm pritet të hapë një dritare të re në marrëdhëniet mes dy vendeve, ose ta thellojë edhe më tej krizën.
Ditën e sotme që nga ora 7:00 e mëngjesit ka nisur votimi për disa kategori të caktuara të shoqërisë siç janë: personat e sëmurë, ata që janë të burgosur ose që kanë një dënim më të lehtë si arresti shtëpiak, si dhe shtetasit maqedonasë që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar për të votuar.
Sipas mediave vendase atje janë 1558 të burgosur, nëpër institucionet e vuajtjes së dënimit në të gjithë vendin, të cilët sot kanë të drejtë votë. Ndërsa, regjistrim paraprak ka patur edhe nga personat e kategorive të tjera.
Ndërkohë, 30 shtatori është dita e rëndësishme ku 1.806.336 votues do të shprehin vullnetin e tyre në aprovim ose në kundërshtim të ndryshimit të emrit. Parlamenti e ka miratuar tashmë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, por kundërshtimi nga ana e presidentit George Ivanov, e çoi çështjen drejt verdiktit të popullit. Që referendumi të jetë i suksesshëm, duhet që të paktën 853 mijë qytetarë të votojnë pro.
Ndryshimi i emrit pritet t’i hapë rrugë anëtarësimit të vendit në NATO dhe në BE dhe për këtë arsye ka gjetur mbështetjen e të gjitha partive parlamentare atje.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.9%
-
Korrupsion
82.8%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut
20 Shtator, 22:46
-
Ministria kërkon 2 mln euro garanci sovrane për fermerët, sektori i Bujqësisë është më pak i financuari nga bankat
20 Shtator, 22:37
-
Greqi/ Shkolla përjashton 10 vjeçaren shqiptare! Babai nuk pranoi, drejtoresha thërret policinë! Ja arsyeja
20 Shtator, 22:37
-
Kineastë dhe gazetarë të njohur nga Britania dhe Gjermania 'zbarkuan' në arkivin e ish-Sigurimit të Shtetit
20 Shtator, 22:20
-
Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë dhe kërcënon: Serbia është e para ose e dyta më e forta në Europë
20 Shtator, 22:09
-
Michel Platini jep propozimin revolucionar: Futbolli të luhet me 10 lojtarë, jo më me 11
20 Shtator, 22:03
-
Anketimi, votuesit thuajse të njëjtën mbështetjeje për kandidatët Trump e Harris lidhur me ekonominë
20 Shtator, 21:43
-
Vizita në SHBA, Osmani merr pjesë në akademinë ushtarake West Point
20 Shtator, 21:20
-
Eksodi me Anijen Legend Panama, ose jetë mes 2 eksodesh! Fatos Berberi, Esencë
20 Shtator, 21:10
-
Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën
20 Shtator, 21:06
-
Shqipëria turistike me 2 aeroporte të reja/ Ekspertët: Ai i Vlorës do sjelli vizitorë nga Kina dhe Japonia! Gjirokastra, ideale për udhëtimet e biznesmenëve
20 Shtator, 21:01
-
Frutat e vjeshtës, ja përse duhet t’i konsumoni
20 Shtator, 20:44