Rishikimi i kufijve/ KE: Për një zgjidhje të përhershme, Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmëri
Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me tezën e rishikimit të kufijve. KE ka dhënë detaje edhe për takimin e presidentit serb Vuçiç me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel.
Komisioni Europian
Komisioni Europian ka reaguar lidhur me tezën e shumëdiskutuar të ditëve të fundit, atë të rishikimit të kufijve. "Një zgjidhje e përhershme nënkupton një zgjidhje realiste, e qëndrueshme dhe e mundshme, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, e mbi të cilën Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmëri", ka deklaruar sot në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin.
I pyetur nëse Komisioni Evropian mbështet qëndrimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për ndarje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, ai ka thënë se gjatë takimit të nivelit të lartë, Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë pasur “bisedime intenzive dhe produktive mbi kornizën e marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe se janë pajtuar për intensifikimin e punëve’.
Martin ka shtuar gjithashtu se më 18 korrik, “Vuçiç dhe Thaçi kanë shqyrtuar përparimin e arritur dhe janë pajtuar të takohen sërish në fillim të shtatorit”.
“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për synim ka nxitjen e arritjes së një bashkëpunimi të përhershëm mes të dyja palëve dhe t’ju ndihmojë atyre të arrijnë përparim në rrugën e tyre drejt Evropës”, ka thënë Martin./rel/
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.5%
-
Keq
61.5%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1466
Lajme të tjera
-
Vuçiçi takohet me Lajçakun: Çdo herë e më pak hapësirë për zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut
16 Prill, 13:03
-
'Dinari' Lajçak takon këtë javë kryenegociatorët: Të vijnë mendjehapur e me zgjidhje
15 Prill, 15:12
-
Vuçiç vizitë në Francë, i ankohet Macronit: Kosova s'ka bërë asgjë për përparimin e dialogut
8 Prill, 21:35
-
Kosovë/ Policia kap automjetin me 10 kilogramë heroinë në Merdarë, me vlerë 200 mijë euro
7 Prill, 17:57
-
Disfatat në muajin mars, FIFA zbret Shqipërinë në renditje! Kosova në vend numëro, Anglia humb podiumin
4 Prill, 11:22
-
Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në 3-shen më të mirë të botë! Lënë pas universitetin e Harvardit dhe Oksfordit
29 Mars, 23:01
-
Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë
29 Mars, 08:27
-
Distria Krasniqi i jep tjetër medalje xhudos së Kosovës
23 Mars, 18:13
-
Kosova shpërdoron shumë, mposht 0-1 Armeninë me golin e Rashicës! Franco Foda sukses në debutim
22 Mars, 19:14
-
FOTO/ E turpshme, armenët kthejnë përmbys flamurin e Kosovës! Rashica iu shënon
22 Mars, 17:40
-
Ndeshja e parë në krye të Kosovës, Franco Foda: Ekipi është gati, duam të fitojmë çdo sfidë
21 Mars, 18:16
-
Legjenda Rui Costa futet 'në fushë', Benfica gati 8 milionë euro për Albion Rrahmanin
19 Mars, 21:37