Rishikimi i kufijve Serbi-Kosovë/Carl Bildt paralajmëron: Skenar i njëjtë edhe në Maqedoni

Rishikimi i kufijve Serbi-Kosovë/Carl Bildt paralajmëron: Skenar i njëjtë edhe në Maqedoni

Rama, Bildt dhe Vuçiç

Carl Bildt, ish-kryeministër i Suedisë tregon për herë të parë qëndrimin e kryeministrit Rama për çështjen e kufijve të Kosovës. Sipas Bildt, Rama është i hapur për idetë e Vuçiç dhe Thaçit për korigjimin e kufijve.

Por Bildt paralajmëron të njëjtin skenar edhe për Maqedoninë, ku ka popullsi dërrmuese shqiptare, çka sipas tij do të ishte njëlloj sikur të luaje me zjarrin.

Në një takim me të, Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç.

Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të ndarjes. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore. Dhe pastaj ekziston çështja edhe më e vështirë dhe e rrezikshme e Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë e konsiderueshme e popullsisë. Do të ketë patjetër nga ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni. Kjo do të ishte seriozisht të luaje me zjarrin.

Carl Bildt

Teza e Vuçiç dhe Thaçit

Unë jam në favor të demarkacionit me shqiptarët. Kjo është edhe politika ime për ripërcaktimin e kufijve me ta. Duhet ta kemi të qartë se kemi një territor, të cilit nuk dihet kujt i takon dhe si e trajton. Kjo përbën gjithmonë një potencial të mundshëm për konflikt.

Aleksandër Vuçiç

Gjithashtu presidenti Hashim Thaçi, flet për korrigjim kufijsh dhe bashkim të Preshevës me Kosovën, por gjithmonë në një mënyrë paqësore.

Teza e rishikimit të territoreve ka shkaktuar deklarata të forta 

Kryeministri Haradinaj dhe kreu i parlamentit Veseli kanë dalë kundër një teze të tillë duke u shprehur se kufijtë janë vendosur me luftë dhe me vetëm me luftë do të lëvizen. E kundërta është deklaruar nga pala serbe, ku presidenti Vuçiç ka bërë thirrje për qetësi duke siguruar qytetarët se nuk do të ketë asnjë luftë dhe se çdo gjë do të bëhet në paqe.

Kundër qeverisë serbe ka dalë edhe Kisha Ortodokse Serbe, të cilët argumentojnë se një ndarje e këtij lloji do të jetë tradhti për serbët që jetojnë në Kosovën jugore të lumit Ibër dhe me shumë gjasa do të çojë në një pastrim të plotë etnik të zonës.

Ajo që vihet re nga i gjithë debati janë akuzat e presidentit Thaçi ndaj ish-kryeministrit Berisha, duke e akuzuar publikisht se i ka shitur naftë serbëve, naftë e cila është përdorur nga tanqet serbe gjatë luftës në Kosovë. Akuzave të Thaçit, Berisha i është përgjigjur se nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit.

Sa i përket kryeministrit aktual, Edi Rama, prej tij ende nuk ka një deklaratë zyrtare për çështjen në fjalë. E para deklaratë në emër të tij është kjo e ish-kryeministrit të Suedisë, Carl Bildt.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja