Nëpunësit e administratës ruse do ta kenë të ndaluar që të vizitojnë vendin tonë gjatë këtij sezoni turistik.

Lajmin e ka raportuar ditën e sotme një prej portaleve më të rëndësishme turistikë në Federatën Ruse, e quajtur “TourDom” ose “Shtëpia e e Tureve” (tourdom.ru). Zyrtarisht, një vendim i tillë është justifikuar me faktin që vendi ynë, në unison me vendet e tjera të BE-së dhe me vendet anëtare të NATO-s, ka shpallur sanksione ekonomike kundër Rusisë.

Pavarësisht kësaj, masa e marrë nga Moska zyrtare nuk ka shënjestruar njësoj të gjitha vendet e BE-së dhe të NATO-s të cilat i janë bashkuar sanksioneve të perëndimit kundër Rusisë, duke goditur në mënyrë selektive Shqipërinë, provë kjo e qartë për fushatën anti-shqiptare të sponsorizuar nga Kremlini.

Zyrtarët dhe parlamentarët janë të ftuar të braktisin udhëtimet turistike në vendet që kanë u janë bashkuar sanksioneve kundër Federatës ruse. Shumë nëpunës civilë tashmë planifikojnë pushimet verore, duke përfshirë edhe udhëtimet jashtë vendit. Është e nevojshme që menjëherë të shqyrtohen ndryshimet e propozuara.

Ka thënë një zyrtar i Dumës ruse

Zyrtarët duhet të jenë një model për sjelljen e të gjithë qytetarëve, si në jetën profesionale ashtu edhe atë personale. Kjo është arsyeja pse është e papranueshme kur kalojnë pushimet e tyre në vendet që vendosin sanksione kundër Rusisë. Në shtojmë se aktualisht në këtë listë janë destinacione turistike të njohura si Bullgaria, Mali i Zi, si dhe Shqipëria, Zvicra, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Estonia dhe Letonia.

Thuhet në nismën propagandistike të Rusisë

Gjithashtu, propozohet që zyrtarët e shtetit të cilët vendosin të udhëtojnë për pushime në këto vende, të shkarkohen nga puna.


(Artikulli kundër turizmit shqiptar i publikuar në faqen tourdom.ru)

Por propaganda antishqiptare e Rusisë nuk ndalet me kaq. Një ditë më parë, makineria e propagandës zyrtare të Kremlinit, “Russia Today” publikoi një shkrim dedikuar problematikës së drogës në vendin tonë, duke përdorur të njëjtat teza të propaganduar në retorikën e saj edhe nga ana e opozitës shqiptare.

Bandat e krimit të organizuar, si ato të mafias shqiptare, “janë duke ushqyer një rritje të vazhdueshme të krimit të dhunshëm në Britaninë e Madhe”. Importimi më i madh i drogave të kategorisë A (heroinë, kokainë, LSD dhe kërpudha) po nxit gjithmonë e më shumë beteja territoriale në rrugët e Britanisë, thotë për “Russia Today” një zyrtar i lartë në Policinë Britanike.

John Coles, kreu i operacioneve special në Agjensinë Kombëtare të Krimit, i ngarkuar me ndjekjen e bandave të drogës, thekson se ka një përqindje më të madhe gangterësh që qarkullojnë me armë zjarri dhe me thika, çka sipas tij është duke rritur krimet e dhunshme në rrugët e Londrës.

Rusia Today

Deklaratat e Bashës gjejnë gjithashtu shpesh pasqyrim në mediat ruse. “Atje gjeni vetëm vrasje”, ishte pak kohë më parë titulli i një artikulli, në të cilin citohej lideri i opozitës.