POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Salvini nuk ndalet, deklaratë raciste: S'do marrim skllevër nga Afrika për të zëvendësuar fëmijët që s'i kemi (VIDEO)

Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, duket se ka shkuar shumë larg, duke i krahasuar emigrantët afrikanë me skllevër. Salvini, që është në të njëjtën kohë edhe drejtues i partisë së ekstremit të djathtë, Lega Nord, e bëri krahasimin në një sesion me dyer të mbyllura të një konference për emigracionin dhe sigurinë, mbajtur në Austri, vendin që ka edhe presidencën e radhës së Bashkimit Europian e ku merrnin pjesë edhe zyrtarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Salvini tha se për të është absurde teza e hedhur nga disa europianë, (referuar indirekt deklaratave të ministrit të Jashtëm të Luksemburgut) se popullsia e Europës po plaket dhe për rrjedhojë ka nevojë për emigrantët. Sipas tij, është e papranueshme të zëvendësohen Europianët që nuk kanë fëmijë për shkaqe ekonomike me emigrantë të ardhur nga Afrika. Deklaratë e cila provokoi replika me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.

Gjatë mbrëmjes së shkuar e në orët e para të mëngjesit të sotëm në brigjet italiane kanë mbërritur rreth 200 emigrantë nga Tunizia. Pasi kanë tranzituar për orë të tëra në ujërat malteze. Ne si ministri itelefonum mbi dhjetra herë e dërguam disa email autoriteteve malteze pa marrë asnjë përgjigje nga ata. E pra, shtoi ai, flasim për përgjegjësi solidaritet e ndihmë të njëri- tjetrit, por me provën e fakteve nuk po shohim ende asgjë.

Falenderoj, disa vende të tretë si Shqipëria, homologun tim si dhe autoritetet shqiptare që u treguan më të shpejtë e mjaft efikas në kërkesat e ndihmës ndaj Italisë, gjatë këtyre muajve të fundit, ndryshe nga shumë vende të tjera. 

Kam dëgjuar dikë të thotë se kemi nevojë për migrantë, sepse popullsia po plaket. Unë i shoh gjërat ndryshe. Unë paguhem nga qytetarët që të ndihmoj të rinjtë tanë të fillojnë të kenë prapë fëmijë ashtu siç kanë pasur disa vite më parë dhe jo të çrrënjosim më të mirën e rinisë afrikane për të zëvendësuar evropianët që nuk kanë fëmijë. Ndoshta kjo mund të jetë e nevojshme në Luksemburg, por jo në Itali. Ne duhet të ndihmojmë fëmijët tanë të kenë fëmijë, jo të kemi skllevër të rinj për të zëvendësuar europianët të cilët për arsye ekonomike nuk kanë fëmijë.

Matteo Salvini, ministër i Brendshëm i Italisë

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka reaguar menjëherë, madje me irritim, duke thënë se Salvini ka shkuar shumë larg me këtë deklaratë, ndërsa i kujtoi atij emigrantët italianë të cilët jetonin dhe punon në Luksemburg për të mbajtur familjet e tyre. 

Në Luksemburg, kemi pasur dhjetëra migrantë italianë. Ata vinin si migrantë për të punuar në Luksemburg, në mënyrë që ju në Itali të kishit para për fëmijët tuaj. 

Jean Asselborg, ministër i Jashtëm i Luksemburgut

Në mbyllje të reagimit, ai mbylli mikrofonin në shenjë proteste për komentet e Salvinit. Ministri italian sqaroi më pas në një konferencë për gazetarët se ministri i kryediplomati luksemburgas reagoi brutalisht ndaj tij. 

Ora 22:18
Deklarata për emigrantët, ministri i Luksemburgut sulmon Salvinin: Ju kemi mbajtur me bukë! M*t! (VIDEO)

Konferenca për emigracionin në Vjenë ka prodhuar përplasje mes ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Jean Asselborn. Ky i fundit ishte shprehur më herët se Europa po plakej dhe kishte nevojë për emigrantët. Ndërsa Salvini me nota ironie iu drejtua se ndoshta emigrantët afrikanë, të cilët ai i quajti skllevër, i duan në Luksemburg, por Italia ka tjetër politikë. Salvini shtoi gjithashtu se nuk do pranonte kurrsesi të zëvendësonte europianët që nuk bëjnë fëmijë për shkaqe ekonomike me emigrantë afrikanë.

Dëgjova një koleg më parë të shprehej mbi nevojën e emigracionit pasi popullsia europiane po plaket, por unë kam një perspektivë krejt ndryshe. Unë jam në qeverinë italiane e paguhem nga qytetarët e mi për të parë se si të rinjtë tanë nisin të bëjnë fëmijë si një kohë më parë, e jo për të parë se si të rinjtë afrikanë vijnë e zëvendësojnë europianët që për arsye ekonomike nuk kanë më fëmijë. Ndoshta në Luksemburg kanë këtë domosdoshmëri, në Itali ne kemi nevojë të bëjmë fëmijë e jo për skllevër të rinj që zëvendësojnë fëmijët që ne nuk i bëjmë dot më.

Matteo Salvini



Deklarata e Matteo Salvini ka shkaktuar reagim të fortë tek ministri i Luksemburgut Jean Asselborn, i cili duke hequr kufjet e i përplasur me forcë në tavolinë, është shprehur me ton nervoz e në frengjisht duke iu drejtuar Salvinit: "Mbylle! Në Luksemburg i dashur zotëri ne kemi me mijëra italianë që erdhën të punonin me ne si emigrantë, në mënyrë që ju në Itali të kishit të ardhura për fëmijët tuaj."...tha ai. Më pas ministri Asselbornm mbylli mikrofonin me një koment jo të këndshëm: ""M*t…"

l.q.
Komento

Komente

  • USA.: 15/09/2018 01:26

    ITALIANET votuanSALVININ DHE AI DO TE MBAJE PREMTIMET QE BERI NE FUSHATE .CFARE DO KEMI PAS 15 VJETESH .TURQITALIGISAFRIMARKEL .NO ...NE KEMI KULTUREN TONE REPUBLIKEN TONE DHE ...BISEDO ME MARKEL PER TE ZGJIDHUR PROBLEMET MARKELISHT DHE ERDOGANISHT .NO ITALISHT .NOP...

    Përgjigju
  • emi: 15/09/2018 00:44

    Salvini mund të jetë racist e ç'do gjë tjetër por për problemin në fjalë mendoj se ka të drejtë.Përse emigrantëve nuk i jepet ndihma humanitare e monetare në vëndet e origjinës???Ç'farë i pengon këto vënde ta bëjnëkëtë?Përgjigja është e thjeshtë:plutokracia don ti përdorë emigrantët për minimin e të drejtave të puntorëve.Pas rëniees së bllokut lindor kapitalizmi ka marë revansh.Kujtoni miratimin e ligjit për thyerjen e tetëorarëshit të punës nga parlamenti austriak.

    Përgjigju
  • USA.: 14/09/2018 23:14

    Gjithkush te mjele LOPET e TIJ.

    Përgjigju
  • USA.: 14/09/2018 23:12

    Italian people first .OTHERS?? Stay on line.

    Përgjigju
  • Fredi: 14/09/2018 22:50

    Nuk eshte fare raciste, nese Belgjika, Franca dhe Gjermania po humbasin idenditetin e tyre kombetar nga ky invazion Sorosian i qellimte atehere duhet patur guximin te thuash te verteten. Luften ne keto vende e shkaktoi USA, Anglia dhe Franca, ato le te mbajne dhe pasojat e saj.

    Përgjigju
    • adamo311: 15/09/2018 01:13

      Une jetoj ne Gjermani, plotesisht pajtohem me ty!!! BE-je e tanishme eshte FASHIZEM!!! Pershendetje