Sekretet tronditëse të yjeve

Sekretet tronditëse të yjeve

Charlize Theron

Në fund të fundit edhe personalitetet e famshme janë vetëm qenie njerëzore, me të gjitha të metat dhe cilësitë. Mirëpo nganjëherë rrëfimet e tyre arrijnë të na habisin dhe trondisin. Edhe pse nuk ndodh shpesh, ndodh që ato kohë pas kohe ta hapin zemrën dhe të rrëfejnë sekrete të cilat vërtet janë tronditëse e disa edhe të dhimbshme.

Në vazhdim të këtij teksti ne jua sjellim disa nga sekretet e tyre më të errëta.
Këngëtarja kontroverse Miley Cyrus ka zbuluar se ka një gjysmëvëlla. Në të vërtetë në të njëjtin vit kur ka lindur Miley, pra më 1992, babai i tij po ashtu i famshëm Billy Ray e kishte tradhtuar të ëmën e saj me një kameriere. Nëntë muaj më vonë kishte lindur djali i tij, i cili momentalisht punon si shitës, madje për më pak se 10 dollarë në ditë.

Në vitin 2004 aktorja e famshme e Hollivudit Charlize Theron e ka pranuar se babai i saj vazhdimisht e kishte rrahur nënën e saj. Ai ishte një alkoolist i madh, prandaj çdo mbrëmje e rrihte nënën e saj, derisa në fund ajo e kishte vrarë.

Ylli i serisë “Gossip”, Leighton Meester, ka bërë një zbulim vërtet tronditës. Në të vërtetë ajo ka zbuluar se kishte lindur në ndërtesën e burgut, kjo pasi nëna e saj ishte arrestuar dhe dënuar për shpërndarje të drogës. Ajo thotë se për këtë arsye kurrë nuk ia ka falur nënës së saj.

Para se të bëhej mega e famshme këngëtarja Taylor Swift nuk ka bërë jetë luksoze. Në të vërtetë puna e saj e parë ishte që të përkujdesej për kafshët shtëpiake në fermën ku jetonte.

Ylli i serisë “Sex and the City”, Sarah Jessica Parker, ka zbuluar se kushërira e saj e largët ishte Esther Elwell, njëra prej femrave që ishte akuzuar si shtrigë gjatë gjykimit të njohur si “Salem”.

Reperi tashmë i ndjerë Tupac Shakur kishte ëndërruar të bëhej baletin dhe jo reper dhe kishte ndjekur shkollën e baletit.

Jessica Simpson e pranon se kurrë nuk i lan dhëmbët dhe në vend të kësaj përdor Listerin, pasi nuk mund t’i durojë dhëmbët e shkëlqyer.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra