Protesta/ Senati i Politeknikut, Bujqësorit dhe Durrësit: Do të bëjmë transparencë, në janar Karta e Studentit, ja si zgjidhet kriza

Protesta/ Senati i Politeknikut, Bujqësorit dhe Durrësit: Do të bëjmë transparencë, në janar Karta e Studentit, ja si zgjidhet kriza

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, Bujqësorit dhe i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet prej 11 ditësh nga studentët për plotësimin e tetë kushteve për të cilat qeveria ka dhënë ‘OK’. Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës përmes një deklarate për mediat përpos mbështetjes së studentëve për kërkesat e tyre shpreh angazhimin që të vijojë të bëjë transparencën e buxhetit dhe shpenzimeve të kryera për çdo vit kalendarik. Ndërkohë që për daljen nga kriza propozon krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë.

Senati Akademik i Universitetit Bujqësor thekson se pas mbledhjes u vendos; përmirësimi i komunikimit me studentët, bërjen realitet të Kartës së Studentit brenda janarit 2019, ngritjen e një grupi pune për të analizuar kërkesat, të rritet mbështetja për studentët për kërkimet, të merret në konsideratë kërkesa për rritjen e përfaqësimit në Senatin Akademik, por edhe analizimi i teksteve. Për të gjitha pikat Senati ka ngritur një grup pune me drejtuesit e universiteteve.  

Në Durrës në mbledhjen e hapur ku morën pjesë Këshillat Studentorë dhe studentët e ekselencës, Senati shprehu njëzëri mbështetjen e plotë për kërkesat e paraqitura nga protesta studentore. Senati i kërkoi administratorit të universitetit të nxjerrë koston në buxhet, për të parë mundësinë e përgjysmimit të tarifave të studimit, si dhe heqjen e menjëhershme të çdo pagese shtesë nga ana e studentëve për tërheqjen e vërtetimeve apo dokumenteve të tjera nga Sekretaritë Mësimore.

Më tej, Senati kërkon inkurajimin procedural dhe financiar ndaj studentëve që  janë përshirë në kërkimin shkencor brenda dhe jashtë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Në fund, Senati Akademik i "Aleksandër Moisiu" ftoi Këshillat Studentorë dhe studentët ekselentë në diskutimet për buxhetin e ardhshëm të universitetit, si dhe për çështje të tjera që lidhen me procesin mësimor dhe arritjen e standardeve akademike.

Ndërsa Këshilli Studentor i Korçës u largua nga mbledhja me Rektoratin e Universitetit “Fan Noli”, rektori. Pas një debati, studentët u larguan nga salla e mbledhjes. Por pavarësisht largimit të tyre, rektori vijoi t’i drejtohet pedagogëve prezentë, duke thënë se studentët e universitetit “Fan Noli” nuk duhet t’i përgjigjen “kërkesës për ushtar” të ardhur nga studentët protestues të Tiranës.

Deklaratat të senatëve te UPT dhe Bujqësorit


Lajmi kryesor:

Dita e 11-të/ Studentët refuzojnë takimin me Ramën në Kuvend, ftojnë qytetarët nesër për protestë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm