POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shkaktarët e ngërçit dhe mënyrat e parandalimit

Foto Ilustruese

Personat e moshuar, shtatzënat, sportistët, por edhe të gjithë ata të cilët gjatë ditës ecin më shumë, qëndrojnë në këmbë apo ulur, për shkak të ngarkesave të tepërta të muskujve të poshtë gjurit, kohë pas kohe të kenë ngërçe. Problemi mund të shfaqet në cilëndo moshë, mirëpo ngërçet e natës janë të shpeshtë, posaçërisht te personat aktivë dhe te të mëshuarit. Mund të zgjasin më pak se 60 sekonda, por edhe më shumë se 16 minuta.

Ngërçet mund të shfaqen edhe për shkak të ndryshimeve të caktuara hormonale, por edhe për shkak të disa sëmundjeve të rënda: Parkinsoni, diabeti, çrregullimi i funksionimit të gjëndrave me tajitje të brendshme. Ngërçet e natës mund të jenë efekte anësore të përdorimit të disa barnave. Për shembull, diuretikët të cilët i marrin kundër sëmundjeve të zemrës mund të çojnë në shfaqje të ngërçeve të natës, sepse ndihmojnë në nxjerrjen e lëngjeve nga organizmi me qëllim të uljes së shtypjes së gjakut, prandaj me lëngjet tajiten edhe elektrolitet e dobishme.

Nëse shfaqen ngërçet e natës, në rend të parë, duhet shtuar ngrënia e produkteve, të cilët përmbajnë magnez, kalcium dhe kalium. Në ushqim duhet futur të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve, posaçërisht domateve dhe bananeve, por edhe peshkut, susamit, drithërave dhe prodhimeve të qumështit pa yndyrë. Kur shfaqen ngërçet në poshtë gjurit, duhet të shtrëngoni këmbën në pozitën ulur, dhe energjikisht me dy duart të tërhiqni pjesën e parë të shputave në drejtim të pjesës së sipërme të trupit. Këmbën mund ta mbështetni dhe ta drejtoni për skajin e krevatit apo për muri për të arritur kundërlëvizjen, ndërkaq në shputa të lakohen gishtat në drejtim të gjurit.

Rekomandohet edhe aktiviteti i përditshëm fizik, por para se të shkoni në gjumë të vozisni biçikletën 10-15 minuta, apo të bëni ushtrime aktive dhe pasive të muskujve të këmbës që të angazhohet dhe të lëkundet muskulatura. Ushtrimet duhet të bëhen rregullisht, por me kujdes. Mundimet e tepërta mund të kenë efekt të kundërt. Muskujt e këmbës mund t’i lirojë edhe masazhi i lehtë. Nuk duhet harruar që gjatë ditës duhet të pihen rreth dy litra lëngje, sepse ajo sasi tajitet fiziologjikisht nga organizmi.

Nëse ngërçet e natës bëhen intensive, domosdo duhet të bëhet hulumtim i hollësishëm dhe analiza laboratorike, të cilat do të përcaktojnë përmbajtjen e elektroliteve. Personat të cilët kanë probleme me ngërçet do të duhet që çdo 30 minuta të bëjnë një pauzë, të shëtisin, të shtrihen dhe në atë mënyrë i aktivizojnë muskujt dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Abuzimi me alkoolin, nikotina dhe pagjumësia, gjithashtu, mund të iniciojnë shfaqjen e ngërçeve të natës. Personat të cilët e lënë duhanin, në fazën e parë, por më kritike, mund të kenë probleme me ngërçet gjë që është pasojë e detoksifikimit të organizmit e krijimit të statusit të ri metabolik.

a.me.
Komento