TIRANE-Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko. Report Tv zbardh vendimin e lirimit nga detyra dhe motivacionin, në të cilin theksohet se lëvizja bëhet me qëllim përmirësimin e punës në sistemin e burgjeve dhe rritjen e sigurisë e kontrollit në këtë institucion.

Largohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Arben Çuko dhe në vend të tij emërohet z.Stefan Çipa.  Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve.

Vendimi i ministres Gjonaj

Në vendin e ish-deputetit te PS, që qëndroi në detyrë rreth një vit, tashmë është emëruar Stefan Çipa. Ish-kryebashkiaku i Sarandës dhe ministër i Brendshëm në 2002, tani Çipa do të drejtojë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Vendimi i lirimit nga detyra te Cukos dhe emerimit te Cipes