Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka depozituar në GJKKO provat për gjyqin në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për masakrën e Gërdecit. Fatmir Mediu në nuk ishte prezent në këtë seancë, por u përfaqësua nga avokatët mbrojtës.

Në këto prova pjesë është dhe faksi i nisur nga zyra e ish-ministrit Bumçi në drejtim të ministrisë së Mbrojtjes, për hapjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, shkresë e cila ka shënim emrin e Shkëlzen Berishës ‘Për Shkëlzenin', djali i kryeministrit të kohës, Sali Berisha.

SPAK gjithashtu ka kërkuar që në pyetje të merret dhe Anjola Agolli, ish-sekretare e ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi. Seanca e radhës u shty për datën 14 janar or 09:00.

Lajmi në përditësim...