Denoncim për shkëmbim zjarri në Lezhë, Salianji: I liroi Fatmir Xhafaj. Ministria e Brendshme: Ja e vërteta

TIRANË-Partia Demokratike vazhdon me akuzat drejtuar ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, ka thënë se 2 ditë më parë në Lezhë tek zona e Ranës së Hedhur ka patur një shkëmbim zjarri. Sipas PD-së për këtë rast janë arrestuar 3 persona, për të cilët demokratët disponojnë edhe fotot e më pas ata janë liruar pas një telefonate nga ministria e Brendshme.

Bandat kriminale qeverisin në çdo cep të Republikës, duke sfiduar plotësisht autoritetin e shtetit.  Pas ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, krimi ka treguar se bën ligjin edhe në Lezhë. Partia Demokatike po denoncon një rast skandaloz, që tregon se policia është e tradhëtuar nga drejtuesit politikë të saj në Ministrinë e brendshme.  Dy ditë më parë, të enjtën qytetarët kanë telefonuar në sallën operative të Policisë së Shtetit për të denoncuar një shkëmbim zjarri tek zona e njohur si Rana e Hedhun. Patrulla policore ka bërë ndalimin e personave me inicialet E.S. nga Lezha, F.F. nga Shkodra dhe I.S. nga Kopliku. Pas kontrollit atyre iu gjetën armë zjarri, një foto prej të cilave Partia Demokratike  e disponon. 

Njësoj si në rastin e Shkodrës, ku për 6 vrasje dhe 2 rrëmbime nuk ka autor, edhe për shkëmbimin e zjarrit në Lezhë, krimi ka dalë mbi forcën e ligjit.  Pavarësisht se policët e thjeshtë, ata që po i nënshtrohen vettingut, kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, kriminelët janë liruar pas një telefonate nga Ministria që drejton Fatmir Xhafaj, i cili refuzon t’i nënshtrohet vettingut njësoj si policët.  Pas kësaj telefonate nga të pushtetshmit që nuk e duan vettingun në politikë, armët e zjarrit janë kthyer në lodra dhe kriminelët në qytetarë të respektuar.  Kjo është situata me të cilën përballën çdo ditë ata policë që luftojnë krimin. Kjo është tradhtia që u bëhet policëve që janë të rrethuar jo vetëm nga krimi, por dhe nga aleatët e tij në qeveri.  Prandaj, është jetike miratimi sa më shpejt i fazës së dytë të dekriminalizmit, që do të pastrojë qeverisjen nga krimi.  Partia Demokratike është e vendosur të luftojë në çdo kohë të gjithë politikanët e lidhur me krimin, duke i larguar ata nga politika dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë. 

Ervin Salianji, deputet i PD-së

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
Ngjarja në Lezhë, replikon sërish Salianji: Xhafaj gënjen, faktet e reja

Pas përgjigjes së Ministrisë së Brendshme për ngjarjen në Lezhë, ka reaguar sërish deputeti i PD, Salianji. Ai thotë se pistoleta nuk është Ecol sikur thotë Ministria e Brendshme por është Bereta, ndërsa shton se duket edhe karikatori. Salianji mbyll reagimin duke thënë se pas këtij reagimi të Ministrisë së Brendshme që sipas tij ‘manipulon faktet jam i detyruar që ti kërkoj policisë të kryejë detyrën ligjore e të thellohet dhe të vere para përgjegjësisë penale edhe Ministrin vete apo këdo që gënjen për fakte lehtësisht të verifikueshme’ përfundon ai.

Reagimi i Ervin Salianjit:
Sot MB e detyruar e konfirmoi ngjarjen e rende kriminale. Do te kishte vend ta mbeshtesnim kete konfirmim nese nuk do te ishte nje skeme per shtremberim te vertetes dhe per mbulim me propogande te ngjarjeve te tmerrshme kriminale.

1. Ne foton qe disponojme nga policia e shtetit pistoleta nuk eshte Ecol sic thote Ministria e Brendshme por eshte Bereta

2. Ne foto duket lehtesisht kariaktori nga ku eshte gjuajtur me fisheke dhe per te cilin qytetaret kane denoncuar

3. Tek raporti i sherbimit te patrulles eshte shenuar qe eshte pistolete tip berreta jo siç deklaron sot MB per pistolete loder.

4. konstatimin e ben patrulla jo shefi i komisariatit.

5. Ne makine ka qene ne timon f.f. Pa patente sepse ishte nen moshe.

Pas ketij reagimi të MB qe manipulon faktet jam i detyruar që ti kërkoj policise të kryeje detyren ligjore e te thellohet dhe të vere para pergjegjesise penale edhe Ministrin vete apo kedo qe genjen per fakte lehtesisht te verifikueshme.

Edhe ne kete rast njesoj siç varrosën dhe manipuluan për vëllain, njesoj sic tentuan te manipulojne ngjarjet e Shkodres bënë edhe sot per ngjarjet kriminale te Lezhes

Pêr interes te publikut dhe per te mbrojtur punonjesit e policise qe kane zgjedhur anen e ligjit dhe jo te krimit policia e shtetit duhet te thellohet ne hetime dhe te ndeshkoje cilindo qe liron bandat e armatosura, qofte ky edhe Ministri pa Veting Fatmir Xhafaj

 

Ora 14:34
Akuzat e PD-së për policinë e Lezhës/ Reagon ministria e Brendshme: Ishte pistoletë zhurmuese, nuk hetohet me arrest me burg

Pak orë pas deklaratës për mediat të deputetit demokrat, Ervin Salianji, për veprimet e policisë së Lezhës, ka ardhur edhe përgjigjia nga ministria e Brendshme.

Në një njoftim zyrtar për mediat, ministria e Brendshme sqaron se më datë 6 shtator, në orën 23:37 minuta ka ardhur një telefonatë se nga një makinë është qëlluar me armë në zonën e Ranës së Hedhun.

Menjëherë pas lajmërimit, është ndaluar mjeti, në të cilin ndodheshin 3 persona, bënë me dije Ministria. Më pas është gjetur një armë pistoletë por që pas ekspertimit ka rezultuar se nuk ka qenë armë zjarri por armë simuluese.

Dosja i ka kaluar prokurorisë, thuhet në njoftim, por rasti në fjalë nuk përbën kundravajtje penale.

Njoftimi i plotë
Në lidhje me deklaratën e sotme të Partisë Demokratike, referuar të dhënave dhe veprimeve të Policisë së Lezhës, sqarojmë se:

Në datë 06.09.2018, tek Salla Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në ora 23:37 minuta është telefonuar se nga një mjet me disa persona, nga rruga e kthimit Rana e Hedhun - Shëngjin, po qëllohej me armë. 

Menjëherë janë angazhuar forcat policore dhe është bërë ndalimi i mjetit të dyshuar. Brenda tij ishin 3 persona. 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre si dhe kontrollit të mjetit, është konstatuar një armë pistoletë me mbishkrimin 'Ekol Special 99', me krehër pa fishekë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Pas ekspertimit, rezultoi se nuk ishte armë zjarri, por armë simuluese zhurmuese. 

Janë kryer të gjitha veprimet hetimore e procedurale konform rregullave dhe referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit E.S. 26 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe "Prishje e rendit publik", parashikuar nga nenet 280 dhe 274 të Kodit Penal, si posedues i armës. 

Materialet në ngarkim të tij janë referuar për procedim në gjendje të lirë, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me kundërvajtje penale që nuk hetohet me masën arrest në burg.

2 shtetasit e tjerë që ishin në mjet, pas shoqërimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, janë lënë të lirë pasi nuk kishte elementë të veprës penale, për procedim ndaj tyre. 

Veprimet hetimore kanë përfunduar në mëngjesin e datës 07.09.2018 dhe ngjarja është pasqyruar sipas procedurës standarde të punës, në datën pasardhëse në komunikatën për shtyp, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit. 

Pavarësisht kësaj, Drejtoria e Standarteve në Polici dhe SHÇBA mbi bazën e deklarimit publik po bëjnë verifikimet e nevojshme.

Gjithashtu, me përgjegjësi të plotë, deklarojmë se Ministri i Brendshëm nuk ka telefonuar apo dhënë udhëzime në asnjë rast të vetëm Drejtorive Vendore, për operacione apo veprime procedurale dhe policore, që lidhen me hetimin e ngjarjeve. Sfidojmë cilindo brenda e jashtë Policisë të dëshmojë të kundërtën. 

Kjo është reminishencë e kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga ata që sot janë në opozitë dhe gjuajnë me topa balte drejt Policisë së Shtetit, duke tentuar ta demotivojnë atë dhe inkurajojnë krimin. Të jenë të sigurt, se nuk do t'ja dalin. 

Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit, janë në detyrë dhe të angazhuar me përgjegjësinë maksimale për të goditur me Forcën e Ligjit çdo grup kriminal apo lidhjet e tyre kudo gjenden. Kjo është një betejë që do ta fitojmë, sepse kemi në krah besimin dhe mbështetjen e qytetarëv
e.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi PithMotra: 08/09/2018 19:32

    Nuk të beson njeri O Salianj BANDITI! Je i PaBesueshëm O KRIMINEL i PD DROGËS ! DDo shkosh në BURG shumë shpejt dhe do dënohesh me 'Formë të Prerë' për SHPIFJE për ÇËSHTJEN "BABALJA" . Je PLEHRË , KRYE HAJDUT , KRYE HORR dhe FUNDËRRINË! Dhe FatKeqësisht sa të EKZISTONI ju ZAGARËT e PDsë dhe LesheLisë , EDI RAMA do qëndroj të paktën edhe 10-12 VJET në PUSHTET , sepse ju NDYRËSIRA NUK mund të RICIKLOHENI më KURRRRRRRRRRRRRRË.

    Përgjigju
  • tori: 08/09/2018 18:36

    Si mund te jete perfaqesues I popullit ky genjeshtar e manipulator?Deri kur do t`a degjojme ne parlament apo ne televizor kte Shakllaban?Kaq njerez te pa afte rrencak,manipulator e mashtrues paska PD qe aspiron te kthehet ne pushtet?Inshalla ai e partia e tij te mos vijne kurre ne pushtet e perfundimisht te largohet nga skena politike per te miren e shqiptarizmit e te Shqiperis ne vecanti.Mbetemi me shprese

    Përgjigju
  • silvana: 08/09/2018 15:44

    Ore nuk eshte me policia e Lulit apo e Mulit o djaloshi qe fshiheshin ngjarje dhe vriheshin deshmitaret. Ke ngateruar epok

    Përgjigju
  • parku: 08/09/2018 15:33

    Kta jane bere te gjithe nje fytyre si sali si salianji si basha tamam qytetar digital

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës