Breshëri plumbash mbi biznesmenin në Shkodër, vritet mbi kalë Arjan Ferracaku (Video+Foto)

SHKODËR-Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në periferi të qytetit. Viktima është Arjan Ferracaku 30 vjeç, dhe mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. Arjan Ferracaku është gjetur i pajetë pranë një makine të djegur rreth orës 14:00. Por të dhënat e para janë kontradiktore nëse makina e djegur ka lidhje me ngjarjen. Report Tv ka mësuar se viktima po bënte xhiro me kalë në momentin kur është qëlluar me kallashnikov. Ferracaku ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, miq të tij, të cilët ndodhen në komisariatin e Shkodrës. Ata kanë arritur të njohin autorët e vrasjes, bëjnë me dije burime për Report Tv, pasi autorët kanë qenë të pamaskuar.

VIDEO/Lidhje direkte nga vendi i ngjarjes

Njoftimi paraprak i policisë

Informacion Paraprak

Më datë 01.09.2018, rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. F. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër. 

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjërë dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve. 

Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone. 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit .

Zona ku është gjetur viktima është në Livadhe, e njëjta zonë ku janë gjetur më parë disa mjete të djegura që janë përdorur nga autorët për disa ngjarje kriminale. Report Tv sjell ekskluzivisht pamje nga vendi i ngjarjes, ku është gjetur viktima, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta të policisë dhe FNSH-së. Janë mbi 40 forca policie që ndodhen në vendin e ngjarjes. Familjarët e viktimës nuk kanë lejuar gazetarët që të afrohen pranë vendit të ngjarjes. Në Shkodër, ka shkuar me urgjencë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, bashkë me specialistët më të mirë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Vrasja e biznesmenit, Ardi Veliu me urgjencë në Shkodër

Pas vrasjes së biznesmenit, Arjan Ferracaku në Shkodër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka shkuar me urgjencë në Shkodër.

Mësohet se bashkë me Veliun, në Shkodër kanë shkuar edhe specialistët më të mirë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sakaq, kanë nisur hetime intensive për të mësuar shkaqet dhe për të zbuluar autorët e vrasjes.

 

Ora 18:38
Dalin detajet/ Autorët e vrasjes të pamaskuar, njiheshin me biznesmenin, e qëlluan me breshëri automatiku

Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e mesditës së sotme në Shkodër. Burime për Report Tv, bëjnë me dije, se autorët e vrasjes kanë qenë të pamaskuar. Sipas burimeve, ata e kanë pritur viktimën dhe dy personat e tjerë që po e shoqëronin në Livadhë.

Ata e kanë qëlluar Arjan Ferracakun me breshëri automatiku, duke mos kursyer as dy personat e tjerë që po e shoqëronin, të cilët kanë mundur t’iu shpëtojnë plumbave pasi janë larguar. Sipas burimeve, dy personat që shoqëronin Ferracakun i kanë njohur autorët e vrasjes.

Ora 16:25
Biznesmeni i vrarë në Shkodër, i apasionuar pas hipizmit (VIDEO+FOTO)

Pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër, të tjera detaje vijnë për 30-vjeçarin, i njohur si pronar i disa bizneseve në qytetin verior.

VIDEO/Arjan Ferracaku duke bërë hipizëm në kohën e lirë

“Shqiptarja.com” ka siguruar disa foto ku Arjan Ferracaku, shfaqet duke kalëruar. Burimet bëjnë me dije, se biznesmeni kishte pasion hipizmin.

Në momentin e vrasjes, 30-vjeçari kishte dalë të kalëronte me dy persona të tjerë, kur u qëllua me kallashnikov. Dy personat që e shoqëronin, janë në komisariat.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi KOKËLOQJA: 02/09/2018 09:24

    O Fredi i ZI si KATRANI , po a ka njeri që duhet Vizituar dhe Kuruar me ILAÇE tepër të forta , je ti O KATRAN i ZI , sepse hiqesh sikur i di të gjitha dhe "Fryhesh si KAPOSHI në PLEH" duke ju dhënë mend të tjerëve ! O Fredi QURRASHI këto KRIME do ndodhin për sa kohë Petrit HAJDUT Vasili NUK është në BURG bashkë me Ardian BANDIT FULLANIN dhe 4.000-5.000 Petritat e tjerë HAJDUTË dhe KRIMINELË të ZYRAVE të Shtetit që NUK janë Gjykuar ende ! Këto janë Shkaqet dhe PASOJAT e HAJDUTLLIKUT alla PETRIT VASILI që kur drejtonin MINISTRITË VIDHNIN edhe PERDET e DRITAREVE , për të bërë "TENDERA", për PERDET ditën tjetër me PARATË e Shqiptarëve të Varfër, që VRASIN Njeri-Tjetrin për Muhabete Çiliminjsh , kurse PETRIT HAJDUT VASILI "dredh zinxhirin" dhe i bën Pushimet në Korfuz , Kretë , Tuz, Ulqin , Dubrovnik bashkë me Një Mijë e Një KUSARËT e tjerë që kanë patur në dorë ZYRAT e SHTETIT tonë të Varfër.

    Përgjigju
  • Rondi: 02/09/2018 07:30

    Nuk ka faj qeveria,dhuna,kriminaliteti,intoleranca jane plage te pasherueshme dhe bashkeudhetare te shoqerise kapitaliste.Nuk mund te kete paqe dhe mirekuptim kur te gjithe individet perpiqen te pasurohen sa me shume dhe sa me shpejt duke ja futur njeri tjetrit. Harrojeni qetesine.... Njerezit ne ekonomine e tregut jane egersira per njeri tjetrin..

    Përgjigju
  • Dobraci: 02/09/2018 00:01

    Ardi veliu nisu sa te dush me urgjenc se nuk don edi rama me i kap se po' te doj i kapni per nje ore. Gjith shkodranet i din kush i ben vetem policia nuk i di ! Pò aq popull jemi merret vesht cdo gja vec policia nuk e merr , nuk jemi 200 milion banor. Vetem 6-7 arrestime me ba ne shkoder nuk do ket ma kurr vrasje as krime per shum vite

    Përgjigju
  • Justice: 01/09/2018 23:03

    Do kete naj shkodran dixhital ktu qe e di ca ka ndodh.se polici,prokurori,etj asnjehere nuk e dine.

    Përgjigju
  • Kafsha: 01/09/2018 22:52

    SHPEJT TË RIKTHEHEN LIGJET E ENVER HOXHËS!!!

    Përgjigju
  • Loshi: 01/09/2018 22:11

    HaHaHa. Fredi kukuvajka ne versionin Artan Hoxha (Presidenti) ?? Po pse nuk zgjidhni Fredin e ZI Kryeminister dhe Minister te Brendshem , dhe pastaj do shikoni ndryshimin 'drastik' , sepse Fredi MAVRIA e ZEZE merr vesh per gjithçka . hahahahahahaha.

    Përgjigju
    • Faiku: 02/09/2018 08:22

      Faik je keq, familharet e tu duhet te te shtrojne urgjent ne psikiatrii. Loshi tremb ata si puna jote sepse prandaj mbijeton. Si Loshi shoh perdite dhe jua shtyp koken, po ty more mavri qe je semure nuk kam cfare te bej veyem se ti bej thirrje edhe njejere prinderve te tu qe te te shtrojne urgjent.

  • Beni: 01/09/2018 21:13

    Tani qe shkoi Veliu atje do shikoni ju..... do ti bej zap shkodranet

    Përgjigju
  • Erdh: 01/09/2018 20:49

    Gangstjeri tjeter per te larguar medjen nga vend ngjarja .

    Përgjigju
  • Maks: 01/09/2018 20:45

    Vini ligjet e enverit dhe do shihni trimat dhe cubet qe nuk do gjejn vend ku te futen

    Përgjigju
  • Tiku: 01/09/2018 20:44

    Thojne gojet e liga qe keto Farracaket,jane te pa prekshmit ne Trush fshati ku ka lindur viktima dhe ne shkoder,

    Përgjigju
  • Aliu: 01/09/2018 19:22

    po cere thoni ju mre, qevria osht e fort, ajo po vu gjoba me dron, ku pyt qeveria per ksi gjonash

    Përgjigju
  • Shkodran: 01/09/2018 18:09

    Neper Dobraç duhet te germoni........

    Përgjigju
    • Shkodrani: 01/09/2018 21:38

      Tan shkodra e din ku me kerku vetem policia se din ? Hmmm

  • Ilo: 01/09/2018 17:44

    Shkodra si Palermo nje urra e madhe per ministrin me medioker pas Mul Nokes i sjelle me gjasme nga amerikanet

    Përgjigju
    • Fredi: 01/09/2018 23:57

      E shikon o Ilo se kush voton per te na qeverisur? Njerez deficente si ky Faiku. Ky i shkreti kaq di dhe kaq thote. I duhet hequr e drejta e votes ketyre amfibeve te fshatit se ndryshe nuk behet ky vend. O familharet e Faikut, shtrojeni me detyrim te shkretin se do perfundoni viktima si ata te masakres se Selenices nga ky i cekuilibruar.

    • Faik: 01/09/2018 21:59

      Hahahahahahahahhhhh! Fredi i ZI në Versionin "Mark Marku " ????!!! Fredi GITHOLOGU ! Fredi FILOZOFI ! Fredi PSIKOLOGU! Fredi ANAL-isti ! Fredi PILOTI ! Fredi GAZETARI ! Fredi KOKÊLOQJA ! Fredi DISTROFIKU me SÊMUNDJE BIPOLARE , pa PALCË KURRIZORE , dhe që Refuzon të Kurohet me ILAÇE!!!!!hahahahahhhaaaahhhhaaahahahah

    • Fredi: 01/09/2018 20:27

      Ministrin e trodhen keta perpara se te behej " burre "! Ke degjuar gje ti per ekspertimjn e zerave ne audio pergjim? Jo pra se po e mban peng Rama. Ka filluar gje zbatimi i ligjit antimafia per te vellain e ministrit? Jo pra se ligjin e ben Maliqi. Cfare kerkon ti nga nje minister kaq shume i shantazhueshem? Nga 6 vrasje vetem njera eshte zbardhur dhe ajo ngaqe ishte sherr i momentit. 2 persona te zhdukur rrezik do jene bere shtylla betoni njeloj si ne palermon e viteve 79 - 90. Lufta kundra krimit fillon duke ju gjurmuar parate, duke ja sekuestruar ato. Nderprerja e burimeve financiare eshte e vetmja menyre per te goditur bandat, pa ato keta mafioze do ishin shume te ekspozuar dhe te ndeshkueshem nga ligji. Parate e krimit nuk sjellin zhvillim si therrasin ithtaret e Sajmir Tahirit, ato pjellin krim, fuqizojne bandat, blejne gazetare, gjykates, prokuror dhe politikane. Kur nje politikan deklaron publikisht se ka mik familje nje trafikant droge, cfare prisni juve? Kur nje politikan ka biseda kompromentuese me bandat dhe gradohet deputet cfare prisni ju? Bandat nuk i solli PS, ajo i gjeti aty, tani thjesht mbeshtet disa prej tyre me pasoje viktima te krahut tjeter. Sherbimi informativ eshte jashte funksionit dhe pa drejtues, agjenci te tjera te luftes kundra krimit te organizuar shqiperia nuk ka. Gjendja eshte katastrofike.

  • tori: 01/09/2018 17:17

    Te kthehet pernjehere ish sigurimi I regjimit te kaluar.Se paku kriminelat e shkodres do te gjinden afer bunes ne radhe per tu mbytur.Policia te veproj urgjentisht e me ashpersin me te madhe pa shkelur ligjet e shtetit.

    Përgjigju
  • Saikeq tahiri: 01/09/2018 16:39

    Pyesni artan hoxhen mos di gje se ai i ka miq ata qe iu ka bere padrejtesi belgjika.gazetar(me pak se medioker per nivelin profesional) mizerje i korruptuar dhe i inkriminuar.avokat i krimit

    Përgjigju
  • Ops: 01/09/2018 16:30

    Shtetini Edi Rames "shqipriaqeduam" zot na ruajt femijet se e kriminalizuan shqiperin

    Përgjigju
  • Kirasi: 01/09/2018 16:11

    A ka shtet a polici ketu ??? Te gjitha vrasjet , vrasjet me Pages , gabitjet, pengmarrjet , vjedhjet e kan nisjen nga ajo zon e policia nuk ban asnji operacion per shkaterrimin e ketyre individeve qe i njef shum mir . Un jam lind e rrit ne ate zone dhe e di mir si esht. Edi rama ke ba shum per shkodren e meriton voten por me keto grupe qe nuk pò i arreston je tu hup shum pik. Policia è tan shkodra i di kush jan

    Përgjigju
    • Anonim: 01/09/2018 17:42

      Akush nuk te vret kot Ku e dini ju qe kta nk kane vrare te tjere me perpara per te mbuluar punet e tyre Po ta vini re te gjithe qe jane vrare e kan bere dicka dhe kta perderisa merresh me pune te pista dihet dhe perfundimi ne fund

  • ononim: 01/09/2018 15:33

    o zot ca po behet keshtu ngushellime familjes dhe te gjinden kriminelet sa me shpejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat