Shkodër/ Zhduken prej 5 ditësh daja me nipin, gratë denoncojnë në polici

Shkodër/ Zhduken prej 5 ditësh daja me nipin, gratë denoncojnë në polici

Foto ilustruese

2 persona janë denoncuar të zhdukur në Shkodër. Bëhet fjalë për Agron Mollajn dhe Gëzim Hysën. Denoncimin për zhdukjen e tyre e kanë bërë bashkëshortet  në polici.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se që prej datës 23 gusht, familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tyre. Agron Mollaj, 47 vjeç dhe daja i tij, Gëzim Hysaj, 56 vjeç janë zhdukur që prej mbrëmjes së 23 gushtit.

Policia po punon për gjetjen e tyre, por ende s’ka të dhëna se çfarë ka ndodhur me ta.

Në njoftimin zyrtar të policisë nuk bëhen me dije detajet dhe identiteti por jepen vetëm të dhënat telegrafike për ngjarjen dhe denoncimin e saj.

Njoftimi në faqen e policisë së Shtetit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodran: 29/08/2018 09:32

    Neper Dobraç duhet te jene........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm