Shpenzime më shumë se nevoja, në pranga ish-drejtori i spitalit Shkodër, mjekë dhe farmacistë (Emrat+Detaje)

Shpenzime më shumë se nevoja, në pranga ish-drejtori i spitalit Shkodër, mjekë dhe farmacistë (Emrat+Detaje)

Ish-drejtori i Spitalit Përparim Çela dhe Dhurata Uruci, që është në kërkim

SHKODËR - Pas një hetimi disa mujor nga prokuroria, policia ka pezulluar dhe arrestuar ish-drejtorin e spitalit rajonal Përparim Cela, mjekë dhe farmacistë, ndërsa katër janë në masën e sigurisë arrest shtëpie dhe dy në kërkim.

Ish-drejtori i spitalit të Shkodrës së bashku me mjekët dhe farmacistët të këtij institucioni u arrestuan dhe shpallën në kërkim, pasi në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës më shumë sesa kishte nevoja spitali.

Sipas prokurorisë, në shkelje të ligjit, ata kanë kërkuar për blerje -tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, pra, shtator-dhjetor 2016, një sasi shume te madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardikirurgjise etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka.

Gjithashtu, njofton policia, Edi Smajli, Renato Kepi, Juljana Zhuri, Amanda Matlija, Albana Mehmetaj me detyrë anëtarë të komisionit të marrjes në dorëzim, kolaudimit), rezulton se kanë marrë në dorëzim medikamentet për repartin e Hemodinamikës në kundërshtim me kushtet e kontratave të lidhura në vitin 2016-2017, që përcakton rregullat e marrjes në dorëzim në lidhje me datën e skadencës.

Masat e sigurisë
1-Arrest burg si dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Perparim Cela (ish-drejtor i spitalit) mjek (caktuar dhe ekzekutuar)

2-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” Dhurata Uruci (shpallur ne kerkim).

3-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Luan Dragusha mjek (caktuar dhe ekzekutuar)

4-Arrest shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Karmen Kaculini farmaciste (caktuar dhe ekzekutuar)

5-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Renato Kepi infermier te hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar)

6-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Edi Smajlaj mjek (shpallur ne kerkim)

7-Arrest ne shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar)

8-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar)

9-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar).

Akuzat e prokurorisë për të arrestuarit/ E PLOTE
Ata ne kundershtim me detyren i kane kerkuar ministrise se Shendetesise materiale te domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikes. Këta shtetas në shkelje të ligjit kanë kërkuar për blerje -tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, pra, shtator-dhjetor 2016, një sasi shume te madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardikirurgjise etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka. Nga verifikimet e kryera rezulton se për vitin 2016 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikësm, shërbimi i kardiologjisë, me një vlerë prej 34 492 870 lekësh, përfshi këtu edhe kontratat për mirëmbajtjen e materialeve të blera

Ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore , mjek etj, të realizonte kaq shume ndërhyrje sa stenda, e material të tjera ka blere. Për këtë periudhe kohore ky spital ka realizuar vetëm 3 ndërhyrje. Pra, në fund të vitit 2016, në magazinën, farmacinë e spitalit ka pasur një gjendje stendash, 397 stenda të cilat nëse do të kishin standartet e kërkuara nga ligji duhet te plotësonin nevojat për vitin pasardhës vitin 2017, e shume vite te tjera.

Për vitin 2017 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikës, shërbimi i kardiologjisë, me një vlerë prej 23 171 853 lekësh përfshirë këtu edhe kontrata për mirëmbajtjen e materialeve të blera. Planifikimet dhe blerjet për vitin 2017 prej 700 stenda janë bërë duke mos patur parasysh gjendjen e stokut, afatin e tyre të skadencës së materialeve, kapacitetin e spitalit, ndërhyrjet e planifikuara për atë vit etj.

Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë pasi është pranuar kërkesa e Spitalit Rajonal Shkodër janë zhvilluar procedurat e tenderimit të materialeve mjekësore dhe dokumentacioni përkatës pas shpalljes së fituesit është përcjellë në Spitalin Rajonal Shkodër me qëllim lidhjen e kontratës dhe marrjen e materialeve në dorëzim. Shtetasit Edi Smajli, Renato Kepi, Juljana Zhuri, Amanda Matlija, Albana Mehmetaj me detyrë anëtarë të komisionit të marrjes në dorëzim, kolaudimit), rezulton se kanë marrë në dorëzim medikamentet për repartin e Hemodinamikës në kundërshtim me kushtet e kontratave të lidhura në vitin 2016-2017, që përcakton rregullat e marjes në dorëzim në lidhje me datën e skadencës, konkretisht “Data e skadencës në ditën e lëvrimit të mallit, duhet të jetë sa 2/3 e kohës ndërmjet datës së prodhimit dhe asaj të skadencës”.



Mjeku Edi Smajlaj në kerkim

Luan Dragusha mjek i arrestuar

Mjeku i arrestuar, u kthye nga SHBA për të shërbyer në spitalin e Shkodrës
Prej gati 6 muajsh shërbimi i Koronarografise, ofrohet edhe në spitalin rajonal të Shkodrës. Gjatë kësaj periudhe rreth 120 pacientë, e kanë marrë këtë shërbim nga kardiologu Luan Dragusha, i specializuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që zgjodhi të shërbejë në qytetin e lindjes. Policia ka pezulluar dhe arrestuar ish-drejtorin e spitalit rajonal të Shkodrës Përparim Çela, mjekë dhe farmacistë, ndërsa katër janë në masën e sigurisë arrest shtëpie dhe dy në kërkim. Mjekët e arrestuar janë Edi Smajlaj mjek dhe Luan Dragusha, infermierët Renato Kepi dhe Dhurata Uruc si dhe farmacistët Karmen Kaculini farmaciste, Amanda Matlija farmacist, Juliana Zhuri farmacist dhe Albana Mehmetaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala KROSI II: 20/09/2018 15:57

    Ca bohet more keshtu ? Arrestohen se "Ata ne kundershtim me detyren i kane kerkuar ministrise se Shendetesise materiale te domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikes" Ne kundershtim me detyren kane kerkuar materiale te domosdoshme mjekësore ???? DHE MINISTRIA I KA MIRATUAR ? PERSE NUK ARRESTOHET MINISTRI DHE DREJTORI PERKATES NE MINISTRI ATHERE?

    Përgjigju
  • leon: 20/09/2018 10:19

    Po per erdhe te sherosh zemrat e te pa shpirterve,ja kan fut çpune ka ky me tenderat 2016,,2017.ja futen çun flori ,,le te vdesin nga zemra kafshet me fytyr njerzore(Albano-shtazoret),,lironi kirurgun o plehra,ju rafte infarkti dhe u bofshi per ket doktorr

    Përgjigju
    • Qytetari: 20/09/2018 11:27

      Eshte e dhimbshme kjo qe lexojme.Luani ky djale flori te arrestohet!!!!! Cfare rrezikshmerie sociale ka ai per ta futur ne qeli? Mire qe ai ska lidhje me tenderat por pse e shkaterroni si njeri duke e cuar perkrah krimineleve ordinere. Kjo eshte Shqiperia e drejtesise se peshqeve te medhej...qe arreston mjeket

  • Prap Shkodran: 20/09/2018 10:07

    Asht ma se e sakte se Dr Luan Dragusha asht sulmuar prej mafies se spitaleve ne Tirane.Ka zerea qe thone se vetem prej nderhyrjeve qe Dr Dragusha ka ba ne Shkoder per 18 muaj i ka sjelle spitalit Amerikan 1.5 milion Euro humbje...Dashte Zoti, qe kjo te mos jete e vertete se perndryshe , ky eshte fundi i shoqerise ne Shkoder dhe ne te gjithe Shqiperine

    Përgjigju
    • Fredi: 20/09/2018 12:42

      Perse e ve ne diskutim kete gje ti Shkodran? Spitali amerikan eshte oktapodi i mafies.

  • Shkodran: 20/09/2018 08:50

    Mafia e spitaleve godet Luan Dragushen, mjekun humanitar qe ben nga 4-5 operacione koronare ne dite, te gjitha pa asnje lek nen dore, qe perkthehet 20-40 mije euro te munguara ne spitalet private ne Tirane. Pse arrestohet Luan Dragusha per blerje qe jane bere me 2016-2017 kur ne vete artikulli thote se ka 6 muaj qe ka lene SHBA, fakt qe eshte i vertete??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjylameti denoncon Bashën në parlament: Nxiti të tjerët të votojnë kundër dje në asamble për daljen nga monitorimi

Gjylameti denoncon Bashën në parlament: Nxiti të tjerët të votojnë kundër dje në asamble për daljen nga monitorimi