Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliaj për të shpallur të pavlefshme veprimet hetimore paraprake të kryera nga SPAK. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e datës 1 shtator të Shkallës së Parë.
Më 18 gusht, mbrojtësit e kryebashkiakut të Tiranës, me një material 77 faqesh, i kërkuan GJKKO-së shpalljen e hetimeve si të pavlefshme, duke renditur shkeljet ligjore.
Në kërkesë argumentohej se SPAK tejkaloi afatet hetimore, dhe se Prokurori që kreu hetimet, Ols Dado ishte emëruar në mënyrë të paligjshme. Po ashtu si arsye për të shpallur të pavlefshme hetimet, renditej edhe fakti se kallëzimi është bërë nga një person anonim, dhe nuk është bërë asnjë verifikim për identifikimin e tij.
Pjesë e listës së gjatë të argumenteve renditej edhe shmangia e afateve hetimore përmes rregjistrimit të procedimit penal pa emër, sekuestrimi dhe përdorimi i të dhënave kompjuterike pa vendim gjykate apo dhe leximi i korrespondencave private në mungesë të çdo baze e autorizimi ligjor.
Veliaj pretendon se nuk i është dhënë e drejta për mbrojtje efektive, pasi i është refuzuar koha e nevojshme për njohjen e akteve. Në procesin hetimor, sipas tij, janë përdorur ekspert të varur nga vetë organi i akuzës, në kundërshtim me standardet e paanshmërisë.
Ndërkohë, Veliaj, i cili ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit, po vijon betejën edhe në Kushtetuese kundër vendimi të marrë nga Këshilli i Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 20.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 240 akti, datë 14.10.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimi i shkeljeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024 dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore” dhe vendosi:
- Lënien në fuqi të Vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
U shpall në Tiranë, me datë 20.10.2025.", njofton gjykata.
Komente











Ore kam njē pytje Albanistani ēshtē shtet i veçant nē Evrop ? Si ka mundēsi qē tjetri mbahet nē burg pēr reth 1 vit e nuk çohet nē gjykim. Kur kan fakte kopsiten faktet e mbaron filmi. Por kēta lloi fundērrinash bējn lojra fjalēsh e e mbajn tjetrin nē burg. Ne e pam me Thoma Gēlliçin qē fitoi gjyqin nē Straßburg e mori demshpērblim. Po pse kto lek ti paguaj taksapagusi mē i varfēr i Evropēs ? Kto dēmshpērblime ti paguajn wc e padrejtēsis jo taksapagusi shqiptar. Si mbahet tjetri nē burg me kallzim anonim me çfar tē drejte ? Apo Albanistan hesapi. E mjera Shqipēri ku ke pērfunduar o moj e uruar.
Përgjigju