POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

“Si fle me të”, e ‘sulmojnë’ që zgjodhi të dashurin me aftësi të veçanta, 25-vjeçarja u tregon vendin  

Hanna dhe i dashuri i saj Shane

Një çift të rinjsh kanë rënë pre e bullizmit në internet për shkak të lidhjes së tyre. 25-vjeçarja Hanna Ayluard zgjodhi që të lidhej me Shane Burcaw, një djalë i cili ka Atrofi Muskulore të Shpinës. E reja që nuk ka asnjë magësi fizike, zgjodhi që të kishte Shane-n për të dashur, pasi e pa këtë të fundit në një dokumentar për jetën e tij.

"The Indipendent" shkruan se pavarsisht zgjedhjes së saj, Hanna ka rënë pre e sulmeve në internet, sepse dyshja preferojnë që të publikojnë foto dhe video të shumta në blogje dhe “Youtube” ku tregojnë se janë mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.

Si mund të flesh me një njeri të tillë?”- e pyesin komentuesit duke ju referuar transformimeve fizike që Shane ka pësuar për shkak të sëmundjes së tij.  25-vjeçarja thotë se lidhja e saj është e bazuar në dashuri dhe ndihet mjaft e lumtur pranë tij. Dyshja nga Pensilvania po planifikojnë të bëjnë edhe fëmijë, pas tre vitesh lidhje.

Hanna dhe i dashuri i saj Shane 

fl.mi.
Komento