Si mund të realizohet bashkimi kombëtar? Albin Kurti: Me referendum!

Si mund të realizohet bashkimi kombëtar? Albin Kurti: Me referendum!

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosja

Bashkimi kombëtar mbetet në programin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe me rikthimin e Albin Kurtit në krye të këtij subjekti politik në Kosovë thirrja për bashkim është bërë edhe më e fortë.

Kreu i Vetëvendosjes e sheh bashkimin si një zgjidhje jo vetëm për problemet e sigurisë, por edhe për ato ekonomike e politike për shqiptarët në të dy shtetet e ndara.

Por si realizohet bashkimi kombëtar? Kurti tha te "Të paekspozuarit" në Top-Channel se lëvizja mbërrin nga vetë qytetarët.

Nuk e bëjmë ne bashkimin kombëtar, por bashkimi kombëtar na bën ne. Vokacioni ynë është për bashkim dhe besoj që edhe këtu janë të shumtë që e duan këtë. Të bëhet referendum dhe le të vendosin qytetarët. 

Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosje 

Por, Kosovës i ndalohet në Kushtetutë bashkimi me një tjetër shtet. Kurti e kritikon këtë nen. 

“Ne na kënë vënë pengesë nenin që na ndalon bashkimin, si Austria që nuk i lejohet të bashkohet me Gjermaninë. Por, nuk e kishte Shqipëria Hitlerin, e kishte Serbia Millosheviçin”. 

Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes

Mbledhjet e dy qeverive i sheh më shumë propagandë sesa punë reale në forcimin e bashkëpunimit mes shqiptarëve në dy anët e kufirit. 

Më herët gjatë kësaj të enjte, Albin Kurti ka zhvilluar një simpozium në muzeun Historik Kombëtar në Tiranë për situatën politike në Kosovë dhe Shqipëri. 

Ora 23:15
FOTO/Albin kurti në Tiranë, simpozium për bashkim kombëtar
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



    ×

    Lajmi i fundit

    Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj

    Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj