Si t'i shpëtojmë lulet pa u vyshkur, ja disa nga mënyrat e efektshme

Si t'i shpëtojmë lulet pa u vyshkur, ja disa nga mënyrat e efektshme

Foto ilustruese

Kurrë nuk keni menduar për atë se sa në të vërtetë mund të jetë i lehtë kultivimi i bimëve. Lulet e adhuruara të dhomës i keni rimbjellë, rregullisht i keni ujitur dhe i keni mbajtur në dritën e diellit, ndërkaq ato vazhdojnë të vyshken?

Këto janë këshillat se si të pengoni prishjen e luleve në shtëpinë tuaj.

E gjitha që ju duhet janë filtrat e kafes. Vendoseni filtrin e kafes në fund të vazos. Shtrijeni saktësisht midis dheut dhe vrimave të kullimit të ujit, ku zakonisht uji dhe ndotësit kullohen. Në këtë mënyrë do të mundësoni kalimin e ujit dhe mbetjeve e të gjitha ndotjeve.

Pikërisht ato ndotje mbyllin vrimat, dhe për këtë shkak pengon kalimin e tepricës së ujit dhe depërtimin e ajrit. Kjo është arsyeja më e shpeshtë e prishjes së rrënjëve të luleve. Prandaj edhe vyshken.

Veç kësaj, do t’ju jetë shumë e dobishme edhe nëse bimët i ujisni me llumin e kafes apo me ujin e lëvozhgave të vezëve.

Është e thjeshtë, filxhanin e kafes të cilën e keni pirë hidheni në një enë me ujë dhe me atë ujë ujitni lulet ashtu si bëni zakonisht.

Nëse përdorni lëvozhga të vezëve, shtypni në copëza të imëta dhe hidhini në ujë dhe pasi të qëndrojë ujisni lulet, por bashkë me ato copëza lëvozhgash të vezëve. Me këto dy receta do t’i ushqeni rrënjët e luleve dhe ato do të jenë më të forta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Moska vendosi Zelenskyn në listën e të kërkuarve/ Ministria e Jashtme ukrainase: Putin të kujtojë se Gjykata e Hagës ka lëshuar urdhër-arresti për të

Moska vendosi Zelenskyn në listën e të kërkuarve/ Ministria e Jashtme ukrainase: Putin të kujtojë se Gjykata e Hagës ka lëshuar urdhër-arresti për të