Gati pakti me Athinën/Shqipëria fiton Detin, nuk ka zgjidhje për çështjen Çame

Arritja e një marrëveshjeje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të zgjidhur problemet mes dy vendeve është drejt fundit, por me kushtin e prerë nga Athina në mos përmendjen e fjalës Çamëri në dokumentin final.

Por burime pranë negociatave i thanë Report TV se në paketën e çështjeve që kanë marrë dakordësi nga pala greke është edhe heqja e ligjit të luftës, që do të thotë një zhbllokim i pronave të çamëve. Kjo i hap rrugën ligjore çamëve për të rimarrë pronat e tyre. Por përse Greqia ka insistuar në tryezën e bisedimeve për mos t’u përmendur fjala Çamëri?

Një prej anëtarëve të grupit negociator në kushtet e anonimatit i tha Report TV se pala greke në tryezën e bisedimeve ka sqaruar presionin e madh që i vjen kryeministrit Aleksis Tsipras nga partneri i tij në koalicion, Panos Kamenos, i partisë ‘ANEL Grekët e Pavarur’.

Zoti Kamenos i ka thënë kryeministrit Tsipras se nëse në marrëveshje përmendet fjala Çamëri, atëherë partia e tij do të dalë nga koalicioni. Po ashtu mbrëmjen e djeshme opozita greke ‘NEA Demokracia’ ka akuzuar kryeministrin Tsipras se i ka falur Shqipërisë detin.

Për të shuar këto akuza, zyra e kryeministrit Tsipras shpërndau detaje në disa media greke se në marrëveshjen që do të nënshkruhet nuk përmendet fjala Çamëri. Bisedimet dypalëshe të grupeve të negocimit kanë arritur të zgjidhin një mori problemesh sa të vjetra dhe të reja.

Bëhet fjalë për marrëveshjen e detit, pronat e komuniteteve fetare dhe heqja e ligjit të luftës. Njohja e patentave shqiptare dhe greke në vendet respektive, heqja e vulës apostile, si dhe të drejtat e minoriteteve kanë gjetur dakordësi mes palëve.

Në krahasim me marrëveshjen e 2009, Shqipëria sipas burimeve do të fitojë një hapësirë më të madhe detare. Kjo do të jetë edhe kostoja politike që qeveria greke dhe kryeministri Tsipras do të përballet në parlamentin grek, por si kundra argument do të përdoret mos përmendja emri Çamërisë, fakt i cili u bë publik nga mediat greke.

I njëjti burim i shpjegoi Report TV detaje të tjera për atë që do të pasojë në ditët në vijim. Dorën e fundit të dakordësisë për çështjet e diskutuara pritet t’ia japin kryeministrat Rama dhe Tsipras, të cilët me gjasë fillimisht do të takohen në Bruksel.

Më pas, marrëveshja pritet të marrë firmat e Ramës dhe Tsipras në mesin e Korrikut. Parashikohet që marrëveshja të nënshkruhet në ishullin e Korfuzit. Grupi negociator shqiptar ka kërkuar që marrëveshja të marrë miratimin e parlamentit grek e më pas të firmoset nga dy kryeministrat.

Formati i marrëveshjes do të mbajë si logo atë të Partneritetit Strategjik, ndërsa Traktati i Miqësisë Shqipëri-Greqi do të rinovohet në vitin e ardhshëm.

Shkrimi i plotë i medias greke:
Rhodes, në margjinat e Samitit të Ministrave të Jashtëm të Mesdheut Lindor Jugore dhe në Ballkan, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati mbyllën paketën mes Greqisë dhe Shqipërisë, për të gjitha dallimet e disa dekadave të fundit mes dy vendeve.

Në qoftë se marrëveshja është përfunduar dhe nuk ka të papritura të minutës së fundit, Alexis Tsipras dhe Edi Rama në një takim privat do të vazhdojnë me nënshkrimin, i cili do të hapte rrugën për perspektivën e anëtarësimit të Tiranës gjatë debatit në Samitin e BE-së më 28 dhe 29 qershor.

Marrëveshja, sipas informacionit, do të kishte përfunduar tashmë, nëse nuk do të kishte reaguar Presidenti shqiptar, Ilir Meta, por Edi Rama beson që kjo barrierë do të hiqet.

Marrëveshja, sipas News 24/7, nuk përfshin çështjen çame, një temë që qeveria greke nuk e diskuton, por përfshin heqjen e konfliktit të dy vendeve, demarkacionin e ZEZ, rregullimin e pronës dhe të gjitha çështjet e tjera të hapura mes Greqisë dhe Shqipërisë.



(Lajmi në median greke, ku thuhet se çështja çame nuk është përfshirë në marrëveshje)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dalipi: 22/06/2018 01:35

    Hajde te futur greku hajde era do ti Dali me mbrapa COMET KANE TE DREJTE PO U HOQ EMRI CAMERI NE DOKUMENTE COMET I HUMBASIN TE GJITHA

    Përgjigju
  • RUME BAM: 21/06/2018 16:59

    Çdo punë do bëj shkall shkall.skan ku vent GREKU do ta njofin edhe ÇAMERIN.

    Përgjigju
  • Fredi PithMotra: 21/06/2018 14:03

    Merr Babalen , Dashin e Havasë dhe Fredi Zgjyrashin dhe shkoni në mal për të luftuar si UÇKja në KOSOVË ! Mos bëni blah blah blah kot më kot ! Nuk po i plas fare IDRIZ ÇAMIT për Çamërinë !! IDRIZI po mendon sesi të vijë në PUSHTET dhe të VJEDHI dhe GRABISI SHQIPTARËT bashkë me MENSILËN e PDsë , që donte Shqiptarë të varur nëpër Palma !!! Sa për Fredi GAXHGAUNIN duhet të LOKALIZOHET dhe të VAKSINOHET me DHUNË sepse ështê RREZIK për Qentë e RRUGËS !! Fredin që e ka nxjerrë GRUAJA me ÇUPAT jashtë Shtëpie ???!!! Fredi KORBI ! Fredi FËLLIQËSIRA që vjen Era PËRÇ !! Hahahahahahahah Motra dhe wish Gruaja e Fredit janë Këshilltaret e Kim Jong Un ! Hahahahahahhh

    Përgjigju
    • Fredi: 21/06/2018 14:31

      O Fa-ik tregoi dhe njehere komentuesve si ike ne Koren e Veriut nga Kina hahahahaha Une nuk kam moter por te gjithe ata me emrin Faik kane ndonje moter te ndare nga burri qe e perdor Vlora si biciklete lagjeje hahahaha Faik mavria me boje.

  • Faik: 21/06/2018 13:54

    Po ç'farë Çamërie do Shpëtim Idrizi, kur ai mendon Natë e Ditë sesi të VJEDHI dhe GRABISI Shqiptarët e Shqipërisë me atë Paçavuren PARTI që ai bashkë me Mensilën e PDsë !! ÇAMËRIA meret kur ke SHTET të FORTË dhe SUPER EKONOMI , JO me HAJDUTË , BANDITË dhe KRIMINELË , që kanë VRARË Mijëra e Mijëra Shqiptarë këto 27 VJET vetëm për PUSHTET , dhe Shpëtim IDRIZI (ÇAMI) , ju ka bërë "ISO" këtyre KUSARËVE dhe TRADHTARËVE !!! IDRIZ SHPÊTIMI ka qenê pjesë e MASKARALLKUT dhe e HAJDUTIZMIT 27 Vjeçar , kshuqë NUK mund të kërkojë ÇAMËRINË me PAQE dhe pa LUFTË , por të mari PUSHKËN dhe të Shkoj e të LUFTOJ në Qoftëse e do vërtet ÇAMËRINË ! Të marr BABALE Çamin bashkë me Dashin e HAVASË e të shkoj në FILAT për të LUFTUAR , mos të bëj GAM GAM për të VJEDHUR në Shqipëri !

    Përgjigju
  • blenard: 21/06/2018 13:49

    po le te ikte nga tavolina kujt i pelciste trapi

    Përgjigju
  • emri: 21/06/2018 12:42

    I fal Camerine Greqise? Pse more, ju lutem, kush e ka Camerine (e kam fjalen per Camerine matane kufirit, jo Konispolin dhe fshatrat e tjere ne anen tone). Mos e kishte gje ne xhep Bushati dhe ia fali si karamele? Ceshtja shtrohet ndryshe: ti si shtet sa fuqi negociuese ke qe t'i imponosh Greqine çeshtjen çame? (Se per Camerine si territor nuk behet fjale). I ke Fuqite e Medha ne anen tende? Ke ushtri te forte? Ke ekonomi te zhvilluar? Ka aq interesa Greqia qe te te leshoje çeshtjen çame per te perfituar tjeter gje?

    Përgjigju
    • Fredi: 21/06/2018 13:44

      Nuk i di mire keto gjera ti. Prit te flase Fa-iku me Kim Jongun dhe pastaj te shohim.

  • Shqiptari: 21/06/2018 12:31

    Ceshtja Came zgjidhet ne gjykaten nderkombetare, Shqiperia nuk mund te kerkoi ndryshim kufish, pengesat qe pronaret Cam ti drejtohen gjykates duhet te hiqen, kjo te negociohet. "Deti" eshte ajo qe na intereson si u zgjidh, si Basha-Bakojanis apo ndryshoi...

    Përgjigju
    • Maks: 21/06/2018 16:15

      O q*o e thash kete per ata qe qajn per camerin jo per ty mor burr rri rehat ti se camet e marin vete skan. Nevoj per ne

    • Aqif Kopertoni: 21/06/2018 15:24

      O Maksi po pse smer pushken te dalesh malit?Apo ti je i zgjuar e jep mend.

    • Maks: 21/06/2018 14:28

      Ceshtja came zgjidhet vetem me luft sepse greku me luft ja mori turkut dhe camet se bashku me ne po e deshen camerin po paten kelqe le te ven ta marrin ne tavolin greku ste jep po te merr

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD