Skandali i radhës i drejtësisë/ I theu këmbët policit, prokurori ‘liroi’ autorin, nuk çoi prova në Gjykatë

Report TV zbulon detaje të reja që çuan në lirimin e 37-vjeçarin, Ylli Luka, megjithëse plagosi duke i thyer të dyja këmbët oficerin e policisë në detyrë, Jonuz Vrapi. Nga vendimi gjyqtarit Durim Hasa del në pah një hetim i dobët dhe aspak profesional i prokurorit të çështjes, Olger Rumci, i cili nuk i paraqiti gjykatës dy elementë shumë të rëndësishëm. Aktin e ekspertimit në vendngjarje përfshi dëshminë e të dëmtuarit oficerit të policisë Jonuz Vrapi i cili edhe gjatë një interviste për Report TV deklaroi se nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

“Ai nuk iku, por u largua 3-4 metra me mjetin me drejtim nga jugu dhe ka bërë një manovër duke xhiruar të katërta rrotat duke ecur me indietro më goditi. Ai u kthye prapë e i ra turmës. Kur i ra turmës për herë të dytë, unë duke u zvarritur u shmanga rreth një metër që të hipja në cep të trotuarit se nuk po komandoja dot këmbët”. 

Jonuz Vrapi, efektivi i plagosur

 

Polici Jonuz Vrapi i plagosur rëndë nga aksidenti, ku theu dy këmbët

Në vendim e dhënë nga gjyqtari Durim Hasa thuhet se Ylli Luka ka dalë përpara tij për masën e arrestin për akuzat “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vend i aksidentit” për të cilat prokurori ka kërkuar arrest me burg. Gjyqtari Durim Hasa në pikën 24 të vendimit thotë:

Përpara kësaj gjykate nuk u soll asnjë fakt dhe provë se dëmtimet e shtetasit Jonuz Vrapi përbëjnë plagosje të rëndë, kurse dy plagosje të lehta nuk ekzistojnë.

Vendimi i zbardhur i gjyqtarit Durim Hasa

Gjyqtari Hasa nxjerr në pah edhe një tjetër parregullsi që lidhet me ngritjen e akuzës nga prokurori Olger Rumci.

Në lidhje me veprën penale të dyshuar e që parashikohet nga neni 237 i K.Penal, gjykata vlerëson se organi i akuzës ka gabuar dhe për shkak të objektit të veprës penale. Ligji penal ka marrë në mbrojtje të posaçme punonjësit e policisë së rendit publik dhe kundërshtimi i tyre me dhunë është vepër penale që parashikohet nga neni 236/2 i K.Penal. Pikërisht për këtë shkak gjykata vlerëson se, në kushtet kur i dyshuari nuk i ka kundërshtuar punonjësit e policisë, prokuroria në mënyrë të paarsyeshme ngreh akuzën e parashikuar nga neni 237 i K.Penal, e cila në fakt merr në mbrojtje marrëdhëniet shoqërore të vendosura nga shteti për mbrojtjen e punonjësve të tjerë që kryejnë detyra shtetërore përveç punonjësve të policisë.

Vendimi i zbardhur i gjyqtarit Durim Hasa

Sipas vendimit për sa më sipër gjykata vlerëson se organi i akuzës në përpjekje për të justifikuar masën e sigurimit të kërkuar parashtron në mënyrë të pasaktë faktin, duke deklaruar se i dyshuari e ka goditur punonjësin e policisë në një kohë kur ai donte ta ndalonte atë. Gjykata po ashtu vlerëson se në lidhje me veprën penale “Largimi nga vendi i aksidenti” parashikuar nga neni 273 i K.Penal nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe i bazuar në prova. 

Janë pikërisht këto prova të munguara në dosjen hetimore të prokurorisë të cilat kanë detyruar gjykatën të mos pranojë masën e sigurisë arrest me burg kërkuar nga prokurori Rumci. Në të tilla në vendim thuhet se “gjykata çmon se i dyshuarit Ylli Luka, në pritje të hetimit dhe të gjykimit për këtë çështje të qëndrojë me masën e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Markel: 15/08/2018 04:37

    :) çpo flisni ....polici të ketë mëndjen se mos e akuzojnë dëmtim prone .i ka thyer prapakolpin.

    Përgjigju
  • Beni: 14/08/2018 21:21

    Ca eshte kjo mo jo plagosje e lehte jo e rende. Ky plehra duhej akuzuar per vrasje e mbetur ne tentative. Bashke me gjyqtarin dhe prokurori, e sigurt qe nuk e kalojne vetingun me kete histori korrupsioni. Bastarde te felliqur qe e kane mendjen te mbushin xhepat. Nje gabim te bejne policat, kjo SHKB i fluturon prej pune ose i arreston, prandaj dhe policet e shkrete kane frike te reagojne.

    Përgjigju
  • Ceni: 14/08/2018 18:56

    Keta gjyqtare jane mjeshtra per thyerje te ligjeve mbasi nuk ngopen me para

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 14/08/2018 18:05

    Keshtu do te lirohet edhe Ridvan Zykaj me nje ekspertize psiqike si i semure mendor.

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/08/2018 17:08

    Është koha që makinat e policisë në të gjithë territorin e republikes te pajisen me kamera që xhirojnë online 24 orë në 24 orësh. Vetëm kështu nuk do të ketë dilema si: “jo më tha jo s më tha”

    Përgjigju
  • KOLI: 14/08/2018 16:30

    DURIMI GJYQETAR I PLEPAVE, ISH COBAN NE TURBOHOVE, KY ME PARTUPESI NUK MBRON SHTETIN POR KRIMINELIN PO TI THYEJE KEMBET FEMIJES TE TIJ SI DO VEPROJ. TURP....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT