Gjykata liroi autorin që i theu këmbët me makinë, polici apelon në media: S'ishte aksident, dua drejtësi

Dy javë pas aksidentit të rëndë në qendër të qytetit të Kuçovës, efektivi i policisë Jonuz Vrapi që u godit nga një automjet dhe për rrjedhojë theu të dyja këmbët, bën apel në media për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien në pranga të autorit. 

Menjëherë pas daljes nga Spitali i Traumës në Tiranë, polici Jonuz Vrapi ka kërkuar drejtësi për veten duke deklaruar se, ngjarja nuk ishte aksidentale por ishte e qëllimshme. Vrapi tregon se, atë natë ishte duke patrrulluar në rrugët e qytetit me kolegun e tij dhe pasi kishin parë një konflikt, kishin zbritur nga mjeti dhe i ishin afruar një grupi njerëzish që po debatonin me 37-vjeçarin Ylli Luka, duke i kërkuar atij të mos ecte me shpejtësi në këtë zonë të banuar. 

Vrapi është shprehur se i ka kërkuar Lukës të futej në mjet dhe të largohej, por ai nuk u largua. Drejtuesi i mjetit- tha Vrapi- me frena dore xhiroi me të katërta gomat dhe eci mbrapsht iduke më goditur dhe mjeti pasi doli 5-6 metra larg turmës kishte mundësi përsëri të largohej, por u kthye dhe i ra sërish turmës. 

Pashë një grup që po debatonin me një djalë. Gjatë debatimit ndërhyra për të shmangur konfliktin. I thash djalit largohu nga vendi se do bëjmë shoqërimin e personave përkatës. Ai iku 3-4 dhe i dha drejtim mjetit nga jugu, me frenat e dorës bëri një manovrim dhe duke xhiruar të katërta gomat, më goditi. Ai u kthye prapë e i ra turmës. Kur i ra turmës për herë të dytë, unë duke u zvarritur u shmanga rreth një metër që të hipja në cep të trotuarit se nuk po komandoja dot këmbët. 

Jonuz Vrapi, polici i plagosur

Vrapi e cilëson 37-vjeçarin Ylli Luka, nga fshati Nikël i Krujës, një njeri problematik dhe tregon se ai e ka arrestuar disa muaj më parë, pas denoncimit të bërë në policinë e Kuçovës nga bashkëjetuesja e tij për dhunë ndaj saj. Vrapi pohon se edhe pse ka qenë në shërbim në krye të detyrës, me uniformën dhe me mjetin e policisë, deri tani nuk i është marrë asnjë deklaratë në lidhje ngjarjen e rëndë, edhe pse ai është i dëmtuari. 

Unë kam 15 ditë që jam aksidentuar. Nuk më ka pyetur asnjë nga organet e drejtësisë. Sesi i kanë bërë atë,se çfarë kanë bërë ata nuk e di. Kërkoj nga organet e drejtësisë të zbardhin të vërtetën ashtu siç është. 

Jonuz Vrapi, efektivi i plagosur

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Kuçovës, mbrëmjen e 28 korrikut, kur polici Jonuz Vrapi, u godit 3 herë nga Ylli Luka ky i fundit me mjetin që ai drejtonte. Pas goditjes, efektivi Vrapi, u dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi 15-ditë për shkak të thyerjes së të dyja këmbëve. Edhe pse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat kërkoi për 37-vjeçarin Ylli Luka masën e sigirisë “arrest me burg” për këtë ngjarje, gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, Durim Hasa e ka lënë të lirë autorin 3-ditë pas ngajrjes, duke dhënë për të masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 13/08/2018 23:26

    Po koburen ku e kishe o shoku polic? Po kolegu ku e kishte armen? Nikla dhe kruja pjell vetem monstra dhe killera.

    Përgjigju
    • Ylli: 17/08/2018 20:08

      Po qen b,,,q si ty qe gjykon pa e dite te vrt po

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)