POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Studentët refuzojnë ftesën e Ramës dhe vijojnë protestën, kërkesë me 8 pika ministres, Nikolla: Ejani në dialog

Në diën e katërt të protestës para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit studentët kanë shtuar kërkesat duke e çuar në 8 numrin. Që në nisje të protestës, studentët i kanë dërguar Ministrisë së Arsimit shkresën me 8 kërkesat e tyre, ku veç, kushteve në konvikte, përgjysmimin e tarifës së shkollës dhe pjesëmarrje me 50 % në bordet vendimmarrëse në universitete ata kanë shtuar edhe pesë pika të tjera. Në pikat e tjera të shtuara janë edhe dyfishim i fondeve për arsim, pajisjen e menjëhershme me kartë studenti, mbështetje të studentëve në kërkimet shkencore, mbështetje me fonde studentëve doktorant dhe rritjen nga 10% në 50% të vlerës së votës studentore në zgjedhjen e drejtuesve të universiteteve. Pas dorëzimit në ministri të 8 kërkesave të tyre, ata i kishin lënë kohë ministrisë deri në orën 14:00 të kthente përgjigje.

Brenda këtij orari erdhi edhe përgjigja e Ministrisë së Arsimit, që mban firmën dhe vulën e Ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Në përgjigje, theksohet se për pikat 1, 6, 7 që korrespondojnë me kërkesat për përgjysmimin e tarifës, përmirësimin e kushteve në Universitete dhe dyfishimin e fondeve për arsimin, ministria i përgjigjet se do të ngrihen grupe pune me pjesëmarrjen edhe të Këshillave Studentorë për ti shqyrtuar. Sa i përket, pikave 2 dhe 3, që lidhjen me rritjen e vendimmarrjes së studentëve në bordet e universiteteve, ministrja Nikolla i përgjigjet se është e gatshme ti diskutojë në grupet e punës që do të ngrihen për shqyrtimin e kërkesave të tyre. Sa i përket dy pikave për mbështetjen e kërkimeve shkencore nga studentët dhe mbështetjen me fonde të studimeve për doktoraturë, ministrja Nikolla thekson se këto tashmë janë të garantuara me ligj.

Sa përket pikës së tetë për pajisjen e studentëve menjëherë me karta të studentit, Nikolla shton se nga ana e ministrisë janë marrë të gjitha masat që studentët për vitin akademik 2018-2019 të pajisen me kartat e studentit. Por kjo përgjigje duket se nuk i ka kënaqur studentët, të cilët kanë deklaruar se do të vijojnë protestën deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre. Kryeministri Edi Rama përmes një komunikimi në Facebook i ftoi në zyrë për dialog për të zgjidhur ngërçin (lexo këtu). Ndërkohë që edhe Nikolla u shpreh e gatshme për dialog, por studentët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit dhe ministres për dialog. Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave dhe jo negociata. Protestës së sotme në Tiranë iu bashkuan edhe studentë nga Durrësi, Elbasani dhe Shkodra.

Kërkesat e para të studentëve
1. Anulimi i pikës 4 të vendimit nr. 288 të majit të 2018 për tarifat për kreditet për lëndët e mbartura (Pika e 4 e vendimit u shfuqizua nga qeveria)
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit. (grup pune për të negociuar)
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve. (grup pune për të negociuar)
4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord. (grup pune për të negociuar)

Tetë kërkesat e Këshillit Studentor që iu dërguan sot ministres Nikolla
Përgjysmim i tarifës së studimit
Rritje në 50% e votës për zgjedhjen e dekanëve e rektorëve
Në bordin e administrimit të shtohet përfaqësi e studentëve
Mbështetja e studentëve për kërkime shkencore
Mbështetja e studentëve të doktoraturës me fonde
Përmirësim i kushteve të konvikteve
Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë
Pajisja e studentëve me kartë studenti brenda vitit 2018-19

Kërkesa e studentëve

Përgjigjja e Ministres Nikolla

Ora 22:15
'Të shtunën ka protestë edhe PD'/ Studentët dalin me njoftim të rëndësishëm

Studentët do të vijojnë edhe nesër (të shtunën) protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit. Por, me rastin e 8 dhjetorit, pritet që edhe PD të organizojë një protestë.

Studentët kanë kërkuar nga PD që të mos tentojë të bashkohet me protestën e tyre, pasi nuk do të lejohet asnjë parti që ta politizojë atë.

“Nesër ka protestë edhe Partia Demokratike. Por ne nuk do të përfshihemi fare me ta! Ne nuk do lejojmë që ata të përfshihen me ne. Jo politikë! Nuk do kalohet nga kryeministria”, thuhet në njoftimin e tyre. 

Njoftimi i studentëve për protestën e nesërme
Ora 17:36
Mbi 7 orë protestë, studentët largohen nga Ministria e Arsimit: Kthehemi sërish nesër në 10:00

Studentët kanë mbyllur për sot në ditën e tretë, protestën përpara Ministrisë së Arsimit. Protesta nisi në orën 10:00 dhe u mbyll rreth orës 17:40. Ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish nesër në të njëjtin orar.

Sipas njoftimit të Unionit Studentor, organizimi do të nisë të shtunën te Rektorati në sheshin "Nënë Tereza" në orën 09:30 nga ku më pas studentët do të marshojnë në drejtim të Ministrisë së Arsimit për të nisur protestën në ditën e katërt. Studentët parashtruan sot 8 kërkesa për ministren Lindita Nikolla. Ata kanë paralajmëruar se pa përmbushjen e kërkesave nuk do ndërpresin protestën.

Ora 16:30
Dita e katërt, ja protesta e studentëve në rrethe
Ora 15:51
Studentët prej orës 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit, gruaja shpërndan sanduiçë për protestuesit (VIDEO)

Studentët vijojnë të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit që prej orës 10:00. Protesta është shoqëruar edhe nga momente pikante të cilat nuk i kanë shpëtuar transmetimit live maratonë. 

I tillë është edhe ky moment kur një grua, banore e kryeqytetit ka mbërritur në protestë me një trastë të madhe të cilën e kishte mbushur me sanduçë dhe i ka shpërndarë për studentët. Këta të fundit e kanë pritur me ovacione këtë moment duke brohoritur. 

Ndryshe nga një ditë më parë kur e mbyllën protestën në orën 16:00, këtë të sotmen studentët kanë paralajmëruar se do ta zgjasin edhe me dy orë të tjera, deri në 18:00, ndërsa i kanë drejtuar ministres Lindita Nikolla edhe 8 kërkesa të tjera.

Ora 15:12
'I bashkohemi studentëve', Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë: Pagat e pedagogëve duhet të rriten, për arsim cilësor

Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë  i është bashkuar shqetësimit të studentëve mbi tarifat dhe pagesat që detyrohen të paguajnë për t'u arsimuar.

Përmes një deklarate, Kryesia e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë shprehet se gjendja nuk rregullohet vetëm me anulimin e një pike të VKM-së. Sipas tyre, kërkohet edhe ndërhyrja deri në amendime të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe akteve të tjera nënligjore.

Duke u shprehur se për problematikat kryesore të trupës universitare ka shkëmbyer mendime me pedagogë e studentë, kryesia e S.P.U.SH ka adresuar 5 kërkesa ndaj autoriteteve përgjegjëse.

Deklarata e Kryesisë së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë
Ora 15:00
Basha: Qytetarët t’u bashkohen protestave të Unazës se Re dhe studentëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë deklaratës për mediat për tenderin e Unazës së Re u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së studentëve. “Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që t’u bashkohen të gjitha përpjekjeve për të ndaluar vjedhjet e Edi Ramës. Ju bëj thirrje t’i bashkohen protestës së banorëve të Unazës, të Shkozës, të Bulevardit të Ri. T’u bashkohen qytetarëve që protestojnë prej 10 muajsh për teatrin. T’u bashkohen studentëve që protestojnë për të drejtën e tyre për dije dhe arsimim”tha Basha (lexo këtu).

Ora 14:59
Lindita Nikolla te konviktet e studentëve: Në janar do të shikojnë ndryshimin

Në kohën që përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit po protestohej nga studentët për plotësimin edhe të tre kushteve të tjera, Lindita Nikolla ka inspektuar investimin që po kryhet në godinat e Qytetit Studenti Nr.2, pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë.  Ministrja Lindita Nikolla  deklaroi se investimi për godinat e studentëve është prioritet i qeverisë pasi janë akorduar 18 milion euro. Si investimet në këto 4 godina që akomodojnë mbi 1 mijë studentë  do të shtrihen me të njëjtin standard edhe në Qytetin Studentit për shumë prej godinave rezidenciale (lexo këtu).

Ora 14:30
Tkurret numri i studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit

E ndërsa në orët e para të ditës së sotme numri i studentëve që protestuan përpara ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka qenë më i lartë, në mesditë numri është tkurrur.

Ora 14:03
Protesta e studentëve pa leje/ Policia: Nuk do të procedohen

Gazetari i Report Tv, Driçim Caka raporton se sipas burimeve nga policia e Tiranës nuk do të procedohet asnjë studentet për protestën edhe pse është pa leje. 

Ora 13:51
Protesta e studentëve nëpërmjet fotove

Foto nga protesta e studentëve para MAS

1 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

2 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

3 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

4 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

5 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

6 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

7 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

8 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

9 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

10 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

11 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

12 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

13 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

14 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

15 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

16 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

17 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

18 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

19 / 20

Foto nga protesta e studentëve para MAS

20 / 20
Ora 13:33
Rama i ftoi për dialog në zyrë, studentët nuk pranojnë, vijojnë protestën

Studentët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Rama për dialog në zyrën e tij (lexo ketu). Ata kanë dëgjuar deklaratën e tij dhe janë përgjigjur se protesta do të vijojë deri në plotësimin e kushteve duke mos pranuar dialogun.

Ora 13:20
Protesta/ Reagon kryeministri Rama: Zyra ime e hapur për studentët

Rama i bëri thirrje studentëve që të zhvillojnë një takim me përfaqësues së tyre pa praninë e pedagogëve apo të drejtuesve duke u shprehur se pushteti i zyrës së tij është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë (lexo ketu)

Ora 13:07
Protesta para ministrisë/ Reagon Nikolla: Jam gati që të takoj studentët

E ndërsa para ministrisë së Arsimit dhe Sportit vijon protesta, Lindita Nikolla ka inspektuar investimet e bëra në konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit e quajtur ndryshe Qendra Studentore nr.2. Lindita Nikolla është shprehur se është e gatshme të takohet dhe të diskutojë me studentët përmes një përfaqësie të zgjedhur nga protestuesit. Kryeministri Rama publikoi dje pamjet e rikonstruksionit të godinave, ndërsa deklaroi se qeveria ka nisur një investim prej 18.8 mln euro në konvikte. Kushtet në konvikte janë njëra nga kërkesat e studentëve drejtuar ministrisë.

Ora 13:06
Probleme me trafikun/ Policia: S’ka masa për protestën, studentët nuk janë kërcënim

Rruga e Durrësit vijon që të jetë e bllokuar nga protesta, ndërsa probleme me qarkullimin ka pasur edhe në segmente të caktuara në momentet që studentët kanë marshuar. Ndërkohë që, gazetari i Report Tv Driçim Caka shprehet se policia nuk ka marrë masa, pasi sipas bluve ‘studentët nuk janë kërcënim’. Para ministrisë së Arsimit ndodhet një numër i vogël policësh për mbarëvajtjen e protestës.

Ora 13:05
Studentët qëllojnë me vezë muret e ministrisë
Ora 13:01
‘Çohuni se erdhi tufani nga Elbasani’/ Studentët priten me daulle dhe këngë

Studentët e Elbasanit janë pritur para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me këngë, daulle dhe thirrje.

Ora 12:43
“Nuk keni parë gjë akoma”/ Studentët shfrenojnë fantazinë me pankartat para ministrisë

Studentët vijojnë që të protestojnë që prej orës 10:00 të mëngjesit para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në tubim mbizotërojnë pankarta të shumta me ide dhe kërkesa të ndryshme nga studentët, ndërsa nuk mungojnë edhe ironitë kundër Ramës (me disa shprehje të përdorura nga kryeministri më parë), ministres së Arsimit Lindita Nikolla, rektorëve dhe dekanëve. 

Pankartat e studentëve gjatë protestës

1 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

2 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

3 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

4 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

5 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

6 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

7 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

8 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

9 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

10 / 20
11 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

12 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

13 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

14 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

15 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

16 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

17 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

18 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

19 / 20

Pankartat e studentëve gjatë protestës

20 / 20
Ora 12:42
REPORT TV sjell pamjet me dron, ja sa studentë ndodhen para Ministrisë së Arsimit

REPORT TV sjell pamjet me dron nga protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në protestë ndodhen studentët e Universitetit të Tiranës të mbështetur edhe nga të tjerë nga Elbasani, Durrësi dhe Shkodra.

Ora 12:35
‘Jemi në protestë për studentët’/ Njëri nga bizneset ul qepenin te Rruga e Durrësit

Rruga e Durrësit vijon që të jetë e bllokuar nga protesta, ndërsa njëri nga bizneset ka ulur qepenat duke shkruar në një letër ‘Jemi në protestë për studentët’.

Ora 12:34
Shkodër, studentët thirrje gjimnazistëve dhe qytetarëve për nesër në protestë

Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja raporton se në protestën e sotme morën pjesë mbi 300 studentë, ndërsa nesër pritet që të jetë më e madhe, pasi studentët u kanë bërë thirrje që të bashkohen edhe gjimnazistët dhe qytetarët, pasi është edhe 8 Dhjetori, Dita e Rinisë.

Ora 12:20
REPORT TV sjell pamje të tjera, ja çfarë ndodh në protestën para ministrisë së Arsimit
Ora 12:12
Bojkot i pjesshëm në Elbasan, disa nga studentët arrijnë te Ministria e Arsimit

Në Elbasan ditën e sotme ka pasur bojkot të pjesshëm të mësimit. Një pjesë e studentëve kanë vijuar mësimin, ndërsa një grup tjetër e kanë bojkotuar duke ardhur në Tiranë. Rreth orës 12:30 dy autobusë me studentë nga Elbasani arritën në Tiranë duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.

Ora 12:08
Opozita ‘infiltrohet’ në protestën e studentëve, kandidati për deputet në tubim

Përballë Ministrisë së Arsimit në protestë janë përzier më studentët dhe përfaqësues të opozitës. Por duke qenë se duan të duken para liderëve të tyre se janë në krye të “detyrës”, nuk i shmangen do të të bërit selfie në protestë dhe ta hedhin menjëherë në adresën e tyre në rrjetin social.

Rasti më konkret i kapur me figurë është dhe ai i ish kandidatit për deputet të opozitës, përfaqësues i Partisë Republikane Besnik Lleshi në Lezhë. Zyrtari i lartë i opozitës në këtë qark ka ardhur bashkë me demokratë dhe republikanë duke u “infiltruar” brenda kësaj proteste dhe ka qenë në bërthamën e grupit që kërkonin të protestonin dhe para kryeministrisë.

Nuk kishte si të rrinte opozita kaq gjatë pa futur duart në këtë protestë paqësore dhe të kulturuar të studentëve që kanë thjeshtë kërkesa studentore dhe duan ti realizojnë ato përmes aktit të tyre normal të protestës, shkruan Tema.

Përfaqësues i Partisë Republikane Besnik Lleshi në Lezhë i pranishëm në protestë

1 / 7

Përfaqësues i Partisë Republikane Besnik Lleshi në Lezhë

2 / 7

Përfaqësues i Partisë Republikane Besnik Lleshi takim me deputet të PD

3 / 7

përfaqësues i Partisë Republikane Besnik Lleshi takim me Fatmir Mediun

4 / 7
5 / 7

Besnik Lleshi në protestë

6 / 7

Postimi i Besnik Lleshit

7 / 7
Ora 12:03
Studenti: U kërcënuam nga zv/ dekani i Fakultetit të Juridikut

Njëri nga studentët denoncoi se janë kërcënuar nga zv/ dekani i Fakultetit të Juridikut që të mos marrin pjesë në protestë. “Na u bë presion nga zv/ dekani për provimet. Iu bëjmë thirrje të gjithëve që të bashkohen dhe të mos shantazhohen” deklaroi ai në protestë.  

Ora 11:54
Protesta/ Studentët: Duan të na përçajnë, por nuk ikim! Turp! Turp! Turp!

Studentët akuzojnë se po tentohet që të përçahen, por ia kanë bërë të qartë ministres Nikolla se nuk do të lëvizin pa arritur qëllimet. “Ka disa lajme që ministrja ndodhet në një takim me të rinjtë, por të rinjtë janë këtu, nuk largohemi pa u plotësuar të gjitha kërkesat. Nuk ka negociata dhe diskutime, ministren e presim këtu. Ata të pafytyrë bëjnë mbledhje të fshehtë për të na përçarë”. Më pas vijuan me thirrjet ‘Lindita Nikolla dil në bulevard, shkolla është e jonë, jo biznes privat’.

Ora 11:37
Në Vlorë, Korçë dhe Shkodër mbyllet protesta, studentët e Elbasanit në Tiranë

Në Korçë studentët kanë mbyllur protestën për sot duke deklaruar se do të rikthehen të martën pas pushimeve, në Shkodër do të vijojë sërish nesër, ndërsa studentët e Elbasanit kanë ardhur në Tiranë.

Ora 11:36
Robert Aliaj i bashkohet protestës: Politika të rrijë larg

Artisti kontrovers Robert Aliaj i është bashkuar protestës së studentëve duke kërkuar nga politika të mos përzihet me këtë tubim.

Ora 11:31
Studentët paralajmërojnë: Mund të futemi në grevë urie

Studentët kanë paralajmëruar se protesta mund të përshkallëzohet nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tjera. Ata nuk kanë përjashtuar as grevën e urisë. “Protesta do të përshkallëzohet. Mund të ketë një grevë tek politekniku” u shpreh njëri nga protestuesit.

Ora 11:24
Ministrja Nikolla kërkon takim, studentët e refuzojnë: Duam zgjidhje, jo negociata

Ministrja Nikolla ka kërkuar një përfaqësi nga studentët për të negociuar për tre kërkesat e tjera, por ata kanë refuzuar. Ata kanë shpjeguar për Report Tv edhe arsyen se përse kanë refuzuar. “Jo grup pune, pasi nëse bëhet kjo gjë do të ketë përçarje. Ne kërkojmë të dalë ministrja, të vijë këtu. Nëse nuk pranon, ajo le të zgjedhë një vend tjetër që të na mbajë të gjithëve ne.

Nuk pranojmë grupe për negociata, pasi e dimë si qëndron puna, po të krijohen grupe do të futet politika në mes. Të plotësohen të gjitha kërkesat tona. Nëse ikim të gjithë në Gjermani ne studentët e mjekësisë çfarë do të ndodhë në këtë vend. Është turp që të jesh student mjekësie dhe të mos kesh laborator, as pedagogët nuk janë të saktë” thonë studentët për Report Tv.

Ora 11:22
“Jo protestë para Kryeministrisë”/ Studentët nuk lëvizin nga MAS: Presim përgjigje nga Nikolla

Disa nga studentët që ndodhen përpara Ministrisë së Arsimit kërkuan që protesta të zhvendoset drejt Kryeministrisë, por njëri nga organizatorët përmes megafonit kundërshtoi duke bërë thirrje që askush të mos lëvizë nga godina para MAS, pasi kërkesat janë drejtuar këtij institucioni dhe qëndresa do të vijojë përpara ministrisë. Ndër ata që kërkuan që protesta të zhvendoset para Kryeministrisë ishin edhe përfaqësues të forumeve politike, por që u refuzuan nga studentët duke vijuar para Ministrisë së Arsimit.

Ora 11:15
REPORT TV sjell pamjet nga lart të protestës para Ministrisë së Arsimit
Ora 11:11
‘S’ka bir nëne që më merr lekët’ dhe ironi me Nikollën/ Studentët në rezistencë

Studentët para Ministrisë së Arsimit vijojnë që të kërkojnë që Lindita Nikolla të zbresë nga zyra dhe të plotësojë tre kërkesat e tjera që kanë. Nuk kanë munguar edhe pankartat që ironizojnë Nikollën, ndërsa kanë përdorur edhe një shprehje të vjetër të Ramës “S’ka bir nëne që më merr lekët”.

Ora 10:51
Studentët: Nuk dorëzohemi, jo negociata, do të rrimë këtu deri në fund

Studentet shprehen për Report Tv se protesta nuk do të ndalet deri kur të plotësohen kërkesat. “Protesta do të vijojë derisa të jetë nevoja, kur të plotësohen kërkesat tona, nuk tërhiqemi. Nuk do të pranojmë negociata me ministren, jemi kaq shumë, si dreqin duan të na çojnë në biseda të izoluara, që vetë i nisin dhe vetë i bitisin. Nuk kemi për t’u dorëzuar” thonë studentët për Report TV.

Ora 10:35
“E Duam Shqipërinë si Gjithë Europa”/ Thirrje, flamuj kuqezi dhe pankarta para MAS

Studentët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit me thirrje, flamuj dhe pankarta të ndryshme.

Ora 10:33
Studentët në Korçë: Rezistencë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave

Në Korçë studentët janë mbledhur duke bllokuar bulevardin, ndërsa bëjnë thirrje se protesta do të vijojë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave. “Jemi Dhjetori i dytë. Babai im në 1990 ka qenë në protestë. Ne jemi Dhjetori i dytë. “Jo Politikës në protestë” “Duam punë, duam dijeni, jo pallavra qeveri” thotë njëra nga studentet. Gazetarja e Report Tv në Korçë Iris Rezhda raporton se numri i protestuesve është i lartë.

Ora 10:24
‘Me ken shkodran, tana i ban, edhe tarifat i hedh n’kazan’/ Vijon protesta e studentëve

Numri i studentëve që po marrin pjesë në protestë në Shkodër ditën e sotme është më i madh se dje, ndërsa nuk kanë munguar parullat dhe thirrjet nga më të ndryshimet kundër ministrisë së Arsimit. Ata janë solidarizuar me protestuesit në Tiranë duke kërkuar plotësimin e tre kërkesave.

Ora 10:14
‘Jo Politikë’/ Studentët para MAS: Plotësoni kërkesat

Një pjesë e studentëve vijojnë marshimin, ndërsa pjesa tjetër ka arritur para Ministrisë së Arsimit me thirrje. "Protesta është vetëm me studentët, nëse bëni thirrje politike do të nxirreni jashtë. ‘Jo politikë’, ‘Jo politikë’, ‘Jo politikë’, ‘Jo politikë’" janë thirrjet e studentëve para MAS-it.

Ora 10:13
Skenari/ Protesta mund të zhvendoset përpara Kryeministrisë

Studentët kanë paralajmëruar se pas protestës përpara Ministrisë së Arsimit do të zhvendosen përpara Kryeministrisë për të protestuar

Ora 10:06
Në Durrës dhe në Gjirokastër nuk ka protesta

Ndryshe nga dje, sot në Durrës nuk ka protesta të studentëve, ndërsa në Gjirokastër ashtu si dje nuk raportohet për tubime nga studentët.

Ora 09:43
Protesta në Tiranë, nisen dy autobusë me studentë nga Elbasani

Dy autobusw me studentë janë nisur nga Elbasani në mbështetje të protestës në Tiranë para godinës së ministrisë së Arsimit. Pjesa tjetër e studentëve të mbetur në Elbasan do të protestojë para universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Ora 09:40
Protestës i bashkohen edhe studentët e Shkodrës

E ndërsa dje protestuan vetëm studentët e fakultetit Juridik, sot në protestë numri i studentëve në Universitetin e Shkodrës është më i madh.

Ora 09:27
‘U munduan të na varrosnin, por nuk e dinin se ne ishim fara’/ Ironia e studentëve të Bujqësorit

Ora 09:22
“Universiteti= -1 veshkë-REVOLUCION”/ Në protestë edhe studentët e Mjekësisë

Pavarësisht se fillimisht u raportua se janë tërhequr nga protesta, studentët e mjekësisë i janë bashkuar sërish protestës sot para Ministrisë së Arsimit me pankarta dhe thirrje.

Ora 09:20
‘Ekonomiku’ marshon drejt MAS: Nuk tërhiqemi nga kërkesat

Pas grumbullimit para Fakulteteve studentët e Ekonomikut dhe Filologjikut nisen drejt Ministrisë së Arsimit.

Protesta e studentëve të Ekonomikut

1 / 5

Protesta e studentëve të Ekonomikut

2 / 5

Protesta e studentëve të Ekonomikut

3 / 5

Protesta e studentëve të Ekonomikut

4 / 5

Protesta e studentëve të Ekonomikut

5 / 5
Ora 09:18
Studentët e Bujqësorit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Pas mbledhjes para Universitetit, studentët e Bujqësorit në Kamëz kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ora 09:17
Edhe në Elbasan ka nisur protesta e studentëve

Pas Korcës dhe Vlorës edhe në Elbasan ka nisur protesta sërish ditën e sotme nga studentët.

Ora 09:04
‘Dhjetori i dytë, boll më’/ Bojkot mësimit, nis protesta edhe në Korçë (FOTO+ VIDEO)

Dhe studentët e Korçës kanë nisur protestën duke u solidarizuar me Tiranën për listën e kërkesave që i kanë drejtuar ministrisë së Arsimit. ‘Dhjetori i dytë, boll më’ është njëra nga pankartat që kanë shpalosur studentët në Korçë.

Protesta e studentëve të Korçës

1 / 5

Protesta e studentëve të Korçës

2 / 5

Protesta e studentëve të Korçës

3 / 5

Protesta e studentëve të Korçës

4 / 5

Protesta e studentëve të Korçës

5 / 5
Ora 09:03
Studentët e Vlorës nisin protestën para universitetit

Studentët e Vlorës bojkotojnë mësimin duke nisur protestën. Dje ata nisën protestën të pa organizuar vetëm pas orës 13:00 kur ministrja u tërhoq nga vendimi për tarifën për kreditet, ndërsa sot kanë nisur tubimin që në mëngjes.

Ora 09:00
Universiteti Bujqësor i Tiranës 10 kërkesa të reja?

Ndërkohë që zyrtarisht janë vetëm tre kërkesat që studentët kërkojnë të plotësohen, në faqen e Facebook-ut të Universitetit Bujqësor është shpërndarë një njoftim që thekson se lista e kushteve ka shkuar në 10. Por nuk dihet kush e ka bërë këtë kërkesë, sa mbështetje ka dhe kush i përfaqëson.

Statusi në Facebook te Universiteti Bujqësor
Student Economic Forum si një organizatë jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 2014 nga një grup studentësh dhe pedagogësh të UBT-së, mbështet fuqimisht kauzat e studentëve të ngritura në protestë. Studentët, përfaqësues të forumeve dhe klubeve studentore të UBT-së, përfaqësues të 5 fakulteteve, Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit; Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit; Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit; Fakultetit të Mjekësisë Veterinare; Fakultetit të Shkencave Pyjore kanë vendosur si më poshtë:

Kërkesat e reja të studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës:
1- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;
2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;
3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019;
4- Reduktimi tarifës me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020;
5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 - 2021;
6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës;
7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti;
8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;
9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;
10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

Këto janë kërkesa të panegociueshme të cilat studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës i quajnë të shenjta. Ne jemi të gatshëm të luftojmë për t’i fituar këto sfida një e nga një, njësoj si studentët e Bashkimit Europian para 30 – 40 vitesh nëpërmjet lobimit, advokimit dhe protestave në vendet e tyre. Jemi të gatshëm të diskutojmë me këdo që merrë përsipër të zgjidhë 10 kërkesat e studentëve të UBT-së.

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • xXx: 07/12/2018 17:03

    Ah mor njeriu me Yamamoto sa i zi qe paske qene...

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 07/12/2018 16:49

    Rrnofte naltmadhnia Birish. Veç ai na jepte Universitet pa u lodh e pa u gerga veç kembet ne hava.

    Përgjigju
  • Lenci: 07/12/2018 16:22

    Ne nje pankarte shkruhet "Gjinos u poqen fiqt, po i shiti qe te paguj tarifen" Ne nje fraze 4 gabime te gjuhes shqipe. Super nivel i ketyre studenteve. Siç duken do njohin goxha provime te prapambetura, prandaj ju djeg suma nga tarifa. Pika studenteve...

    Përgjigju
    • Tani: 07/12/2018 19:43

      Degradimi i sistemit arsimor eshte veper e te gjithe qeverive perfshi eshte kete aktualen. Por, ka ardhur koha per reflektim dhe barra i bie kesaj qeverie qe duhet te beje me shume si parti e majte qe eshte, ndryshe te lere pushtetin se vetem qeveri e te varferve dhe e te pambrojturve nuk ka qene.

  • Fredi: 07/12/2018 16:22

    Sikur të mblidheshin keshtu edhe neser në kufi për të mos lejuar mjekrat talebane greke të mos hyjnë në Shqipëri se rradhen e parë ua pëgërën vendin por dhe te sheshi Çerçiz Topulli përpara konsullatës, mirë do ishte..

    Përgjigju
  • DREJTESI: 07/12/2018 16:19

    Student, vazhdoni këtë protestë pa e njollosur nga politika e infiltruar në zërin tuaj... Mos u manipuloni nga politika e ndyrë... Respekt të çdo të drejtë THEMELORE të studenteve e çdo qytetari taksapagues. DREJTESIA mbi GJITHCKA!

    Përgjigju
  • Turi: 07/12/2018 15:29

    Mos shkoni te bisedoni me kryeministrin, se ai eshte nje manipulotor i papar. Do jua mbushi mendjen

    Përgjigju
    • Tani: 07/12/2018 19:46

      Te ben pershtypje fakti qe kryeministri kerkon t i takoje vetem pa pedagoge dhe moderatore. Nga se ka frike? Ata 20 vjec kryeminstri aty tek te 50-tat??? Eshte normale qe ata te kene me vete profesoret 50-vjeçarë...

  • toni: 07/12/2018 15:27

    sdegjova ndonje kerkese te studenteve per rritjen e cilesis ne proceset mesimore,nuk u ankuan per pedagoget qe u japin provimet me leke, apo keto skan rendesi......

    Përgjigju
    • Abc: 07/12/2018 20:38

      Me rradhe Toni, plotesoni njehere keto pikat pastaj shohim te tjerat, deshire te keni..

  • Bossi: 07/12/2018 15:22

    Ju qe parashkruat nga familja mire jeni me gjendje ekonomike,apo jo?Si ka mumdesi qe edi rama tha dje se kam ndermend te paguaj tarifen e studenteve,pas nke ore e ka ne dore universiteti pas nje ore neni 4i vkm e anulluan?si ka mundesi?e anulloj e dashura ministre qe e ka pas mesataren super....5.8 me,qa do ma!o kryeminister qe kam fakte per te dashurat tuaja ministre qe ke,po mos ja bej fort o burr se as burrave nuk ja lajn ne shpi...

    Përgjigju
  • Robshi: 07/12/2018 15:12

    Shkermoqeni ket klase të dhjere politike...edhe këtë milet komunist që ka harru me vdek...merrni frenat e vendit në dorë se ndryshe na piu e zeza neve se ju ikni nga ky hale vend dhe i bëni mune...

    Përgjigju
  • Fraiku: 07/12/2018 14:50

    Cfare kerkojne me shume se negociata dhe zgjidhje? Perse nuk bisedojne dhe nese nuk bijen dakort serish ne proteste? Kush po i mban studentet larg dialogut? Ne cilin vend te europes studentet protestues i pret kryeministri ne zyre? Qenkan bashkuar studentet e UFO-s te te deputetit te PD-se. Nora K...Malaj i fton studentet e Universitetit Mesdhetar te protestojne gjoja ne solidaritet, a thua qe nuk e dine ata studente qe Nora kerkon solidarizim per ti blere te birit nje BMW te re. Studentet e infermierise jwne te gjithe me tesat e LRI ne xhep. Nese kerkoojne rrezimin e qeverise duhet ta thone tani, por nuk e thone dot sepse dekonspirohen financuesit e kesaj maskarado proteste. Uluni bisedoni nese doni zgjidhje, nese niseni me idene njehere kali i kuq, njeherei verdhe atehere po ju vjedhin protesten qe eshte shume me e shtrenjte se leket per nje kredit.

    Përgjigju
  • Dfh: 07/12/2018 14:47

    Hahaha - grup pune per te negociuar kushte me te mira ne konvikt. Si mund te negocjosh mungesen e sovase ne mure, po mungesen e ujit te ngrohte, po kete, mos funksionimin e dhjeresit? Ta mbaje studenti m*tin deri te nesermen apo te shkoje tek dyqani i qofteve, ke cepi? Sa qesharake jeni. Dua te kem shtet dhe cdo hallke e tij te funksionoje ne perputhje me kushtetuten, kodin penal dhe te mbroje interesin tim e te atdheut. Cfare duhet te bejme? Te ngrejme nje grup pune per te negociuar?

    Përgjigju
  • Proka: 07/12/2018 14:40

    Te lumte zot. Rama,ndaj mendimin e njejte me Ju,studentet mos te behen pre e PD e LSI por te ulen me KM dhe te zgjidhin problemet. Cdo gje mund te realizohet,ku ka nje deshire per bashkepunim gjindet nje zgjidhje qe kenaq te gjithe. Ju theme studenteve,KM I Shqiperise Ju ofroi kushte qe deri tani nuk ju ofroi askush,ju lutem pranoni kushtet pa rezerve dhe mos shkaktoni konflikte pa nevoje.SHQIPERIA MBI TE GJITHA,Atdheu im qe me jepe Ndere,me bene krenare qe jam SHQIPTARE.

    Përgjigju
  • Erik: 07/12/2018 12:02

    Keta po duan protagonizem tani, duan te zgjasin lavdine e levizjes, s'po duan t'u zgjidhen problemet. Ministrja thote eja te ulemi te vendosim, keta thone s'duam, po se si do bihet dakord e do zgjidhen problemet s'merret vesh.

    Përgjigju
  • WTF: 07/12/2018 10:28

    Cfare koincidence, ne te njejten kohe qe po formohet Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi, KLP-ja KLGJ-ja dhe SPAK, fillojne dhe "protestat me urdherin e Monikes tre dite me pare! More studentet e leshit, po si nuk e kuptoni qe po perdoreni nga hajdutet dhe shkaterrimtaret e SHqiperise? Si nuk e kuptoni qe po i sherbeni kauzes anti-kombetare te Lulit dhe Ilirit? E mjera Shqiperi me kete brez te dhjere studentesh!

    Përgjigju
    • xreport: 07/12/2018 10:48

      kan mar 20 milek ato me dal, jan ngelsat e njales