Studimi/ Në vitin 2030, Shqipëria do jetë e fundit në Evropë për popullsinë në moshë pune
Shumë shpejt, Shqipëria do të ketë normën më të ulët në Europë të moshës aktive për punë, nga 15 deri në 64 vjeç, mbi totalin e popullsisë. Këtë e tregon mjaft mirë grafiku, dhe pika e verdhë që i referohet vitit 2030.
Foto ilustruese
Aktualisht, Shqipëria ka normën e 4-të më të lartë të atyre që janë në moshë pune mbi totalin e popullsisë, ndër vendet e Europës Qendrore dhe Lindore si dhe ndër vendet e Bashkimit Europian. Normë më të lartë se vendi ynë ka vetëm Maqedonia, Sllovakia dhe Bosnje Hercegovina.
Një studim i publikuar së fundmi nga Banka Qendrore Europiane jep alarmin se situata nuk do të jetë gjithmonë kështu, përkundrazi.
Projeksionet tregojnë se, shumë shpejt, Shqipëria do të ketë normën më të ulët në Europë të moshës aktive për punë, nga 15 deri në 64 vjeç, mbi totalin e popullsisë. Këtë e tregon mjaft mirë grafiku, dhe pika e verdhë që i referohet vitit 2030.
Ata që do të jenë më moshë pune pas këtij viti do të përfaqësojnë vetëm 62% të popullsisë shqiptare, si askush tjetër në kontinentin e vjetër. Madje, mesatarja e Bashkimit Europian projektohet në 67%.
Pra, në vitin 2030 Shqipëria do të kthehet në nivelet e viteve 2000, por për një arsye krejt të kundërt nga ajo e dy dekadave më parë. Asokohe, norma e ulët ishte rrjedhojë e popullsisë shumë të re, me thuajse 30% të popullsisë nën 15 vjeç. Në 2030 norma e atyre në moshë aktive pune do të bjerë për shkak të plakjes së popullsisë, pra numrin e lartë të atyre përtej 64 viteve jetë mbi supe.
Problemet demografike me të cilat përballet vendi ynë janë të mëdha, dhe shifrat gjatë viteve të fundit kanë qenë vazhdimisht alarmante. Pa politika të mirëfillta në këtë drejtim, e ardhmja projektohet e zymtë./ scan/
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.5%
-
Keq
60.5%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 479
Lajme të tjera
-
Pas 29 vitesh Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE me votë unanime
17 Prill, 20:35
-
Armë 'Made in Albania' brenda vitit 2030?
4 Prill, 11:48
-
'The Telegraph': Pushimet më të mira në Shqipëri – sekreti i vendit mesdhetar në zhvillim
1 Prill, 11:12
-
“Catalunya Press”: Shqipëria – plazhet ‘parajsë’ me kosto të ulët dhe trashëgimia historike
30 Mars, 08:37
-
FOTO/ Humbja në miqësore, FSHF nuk pranon kritikat, bllokon komentet në Instagram
23 Mars, 11:28
-
Humbja me Kilin, notat e futbollistëve të Kombëtares shqiptare
23 Mars, 09:26
-
Revista sllovene 'City Magazine' artikull për Shqipërinë, e rendit mes 10 destinacioneve të përballueshme për vitin 2024
16 Mars, 15:31
-
Zaloshnja: Sa banorë, 3.1 milionë, 2.76, 2.65, apo më pak?
10 Mars, 08:39
-
INSTAT: Meshkujt po pakësohen me ritme dy herë më të larta se femrat
5 Mars, 14:48
-
“National Geographic”: Vizitoni Rivierën Shqiptare dhe majat më të larta në Alpet Dinarike
2 Mars, 11:39
-
Lufta kundër terrorizmit, DASH vlerëson Shqipërinë: Ka strategji, bashkëpunim të ngushtë me SHBA! Përparim kundër pastrimit të parave
1 Dhjetor 2023, 10:59
-
Dhunë e urrejtje në Tik-Tok, sherret përfundojnë në rrugë! A duhet të ndalohet si aplikacion? Flasin të rinjtë: Të shtohet kontrolli
27 Nëntor 2023, 20:29