VIDEO-FOTO/ 'Iphone 5' fshehur në këpucë, arrestohet gardiani që tentoi ta fuste në burgun e Fushë-Krujës (EMRI)

FUSHE KRUJE - Arrestohet një punonjës i burgut të Fushë Krujës, pasi tentoi që të fuste një celular në ambientet e burgut. Gardiani e kishte fshehur celularin në njërën këpucë dhe fishën e karikimit në këpucën tjetër. I arrestuari është Bib Beqiri 56 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar para marrjes së shërbimit atij i është konstatuar se mbante të fshehur një send të dyshimtë në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë.

Pas kontrollit të imtësishëm nga ana e punonjësve të sigurisë së IEVP-së Fushë-Krujë u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5, ngjyrë e zezë, pa kartë SIM.

Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishën e karikimit të këtij aparati telefonik. Report Tv sjell pamjet, ku duket se si e kishte fshehur telefonin i arrestuari. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se Bib Beqiri  ka konsumuar elementet e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorimi i detyrës” dhe konkretisht nenet 324/a dhe 248 të Kodit Penal. Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin