Thaçi zbulon bisedën me Presidentin Trump: Ja çfarë më tha për Kosovën dhe kufijtë
Në një prononcim për mediat në Prishtinë, Thaçi ka zbuluar se cfarë i ka thënë Trump. “Kosova është një vend i mrekullueshëm me një popull të mrekullueshëm, dhe e ndien dhe e njeh problematikën e Kosovës”.
Fotoja e Presidentit te SHBA, Trump me Thaçin dhe bashkëshortet
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje zhvilloi një takim me Presidentin e SHBA, Donald Trump në kuadër të mbledhjes së OKB. Në një prononcim për mediat në Prishtinë, Thaçi ka zbuluar se cfarë i ka thënë Trump. “Kosova është një vend i mrekullueshëm me një popull të mrekullueshëm, dhe e ndien dhe e njeh problematikën e Kosovës”.
Referuar debateve për kufijtë, Thaçi tha gjithashtu se SHBA mbështet marrëveshjen e mundshme që mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. “SHBA konfirmuan qartë se e mbështesin edhe angazhimin që kemi deklaruar, në rast të arritjes së marrëveshjes mes të Kosovës dhe Serbisë, ku mund të përfshihet demarkimi i kufirit dhe korrigjimi i lehtë i kufirit, që do të mbyllte urrejtjen ndër shekullore mes Kosovës dhe Serbisë” përfundoi ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.
Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.
SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13.1%
-
Korrupsion
82.2%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1049
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump: Zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë më të rëndësishmet në historinë e Izraelit
20 Shtator, 09:36
-
Anketimi, votuesit e shohin Kamala Harrisin në mënyrë më të favorshme
19 Shtator, 20:12
-
SHBA/ FBI: Irani i ofroi fushatës së Bidenit të dhëna të vjedhura të Trumpit
19 Shtator, 15:54
-
Irani tenton sërish të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA! Hakerat dërgojnë me e-mail informacione të vjedhura nga fushata e Trump
19 Shtator, 11:57
-
Lufta në Ukrainë/ Trump: Do të takoj Zelensky javën e ardhshme
19 Shtator, 08:54
-
Trump i rikthehet fushatës pas atentatit të dytë: Kandidimi për president është një 'biznes i rrezikshëm'
18 Shtator, 09:08
-
Pikëpyetje të reja mbi dhunën politike në SHBA
17 Shtator, 15:29
-
VIDEO/ Atentati i dyshuar ndaj Trump, momenti i arrestimit të Routh, i kapur nga kamera e trupit të një oficeri
17 Shtator, 09:48
-
VIDEO/ Me bluzë të hequr dhe duart lart, momenti kur arrestohet i dyshuari për atentatin ndaj Trump
16 Shtator, 21:34
-
“Sulmi ndaj meje për shkak të Harris dhe Biden”, Trump akuzon rivalët! Autori qëndroi 12 orë në fushë, por nuk qëlloi!
16 Shtator, 20:50
-
Qëndrimet e kandidatëve Trump-Harris për Iranin
16 Shtator, 18:47
-
FBI: Ish- presidenti Trump është i sigurt pas atentatit të dytë
16 Shtator, 17:46
Ti duhet minut e me par të ikesh o tradhtar...!!!
Përgjigjumund te ma mbushes mendjen edhe mua ae eshte tradhetar?