'Tiranë-Venecia-Nju Jork' në Muze, piktori Meta: Shpresoj të ndërtohen ambiente për ekspozim

“Tiranë-Venecia-Nju Jork”, është ky internerari i udhëtimeve që ka bërë piktori Gjergj Meta për të sjellë në një ekspozitë 50 tablo në Muzeun Historik Kombëtar.

Janë mbresa nga udhëtimet në këto tri qytete, që vijnë ëmbël në penealtën e piktorit. Ai ka zgjedhur që nëpërmjet ngjyrave të shumta, të sjellë refleksionet e krijuara nga qëndrimi i tij në këto qytete. Piktori Gjergj Meta tregon për kamerën e Report Tv, arsyet se përse në qendër të tablove të tij janë peizazhet

Është një ekspozitë në të cilën sjell përshtypjet e disa udhëtimeve. Është një pikëtakim për të prezantuar përshtypjet nga kontaktet që kam pasur nga qytetet ku kam ekspozuar. Duke jetuar në Tiranë, duke parë qytetet përtej, por edhe duke i prekur, sheh një ndryshim shumë të madh, në qytete që i ke pasur ëndërr për të jetuar. Një Nju Jork ditën e parë binte dëborë, isha shumë i emocionuar dhe imazhet ishin fantastike. Në Venecia është një qytet të konservuar dhe i arkivuar. Një qytet në rritje, si Nju Jorku, që përpiqet të ruajë të vjetrën, por edhe të ecë me ritme të shpejta, bënë që unë të realizoj këtë ekspozitë.

Gjergj Meta, piktor

Është e lehtë të jesh piktor i lirë sot në Shqipëri?
Është shumë e vështirë, që të jesh i lirë, liria ka shumë vështirësi, por unë e përjetoj edhe e shijoj. Ka vështirësi ekspozimi, blerjesh, por që ja dalim. Këto janë mundësitë që ne kemi.

Hapësirat ekspozuese për artistët e arteve pamore në Tiranë, si janë?
Shpresoj që Tirana të kthejë sytë edhe të ndërtojë ambiente për ekspozim për artistët. Janë shumë pak për të mos thënë aspak. GKA funksionon pak, ndërsa galeritë private janë shumë të pakta.

Projekti që piktori ka për të ardhmen, është një ekspozitë më gjithëpërfshirëse...
Kam një plan për një ekspozitë më të madhe, nuk e di nëse do gjejë sallë për të ekspozuar. Është me peizazhe edhe me një koncept të ndërtuar mbi të.

Ekspozita vazhdon që të qëndrojë çelur në Muzeun Historik Kombëtar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!