POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Trazirat e 1997/ Kërkohet kompensim dëmi nga grabitësit e thesarit të shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Ministrisë së Brendshme ngritjen e një grupi pune, për identifikimin e personave përgjegjës për grabitjen e rezervave të shtetit, gjatë trazirave të vitit 1997, për të marrë më pas masa që të kompensojnë dëmet e shkarkuara. Përmes një raporti të posaçëm kontrolli, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë një bilanc të gjendjes debitore të Ministrisë së Brendshme. Gjendja debitore është 8,318,301,000 lekë, nga e cila një pjesë është shkaktuar gjatë trazirave të 1997-1998, përmes sulmit dhe grabitjes së rezervave të shtetit. Kujtojmë se, një nga grabitjet më të bujshme në atë kohë është vjedhja e 340 kg flori në Thesarin e Shtetit Shqiptar, më 14 prill 1997, në tunelet e shtetit shqiptar, në fshatin Krrabë të Elbasanit. Kjo ngjarje është mbuluar me një tis misteri, ndërsa sot e kësaj dite nuk ka ende një përgjegjës për vjedhjen e thesarit që ruhej në tunelin e Krrabës, dyert hermetike të të cilit hapeshin vetëm me një kod të veçantë. Ka vetëm akuza dhe kundërakuza për implikimin e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar.

“Sipas pasqyrave financiare (bilanci) përmbledhëse për të gjithë njësi vartëse, në fund të vitit 2016, gjendja debitorë (klasa 4) paraqitet në vlerën 8,318,301,000 lekë nga e cila një pjese e konsiderueshme paraqiten edhe pa shpresë arkëtimi, sepse është krijuar dhe e trashëguar që nga trazirat e vitit 1997-1998, apo me përpara. Për aparatin e MB, shqetësuese mbetet mos arkëtimi i shumës 27,365,134 lekë nga debitori z. E. A. Ky detyrim është krijuar para vitit 2000, për shkak të abuzimeve të bëra në tenderin e prodhimit të pasaportave për jashtë shtetit. Ndërsa shqetësuese mbeten edhe debitorët në njësitë vartëse si: Në Gardën e Republikës paraqiten debitorë në shumën 30,325,039 lekë, ku pjesën më të lartë e zënë debitorët në trazirat e viteve 1997-1998, si dhe 13 debitorë në vlerën 8,477,624 lekë, për të cilët Garda e Republikës i ka marrë në ngarkim në kontabilitet për llogari të të tretëve”, thuhet në raportin e KLSH.

Kërkesa
Për rrjedhojë, KLSH kërkon marrjen e masave për identifikimin e debitorëve dhe kompensimin e dëmit. KLSH  kërkon që Ministria e Brendshme të bashkëpunojë me organe të tjera shtetërore, si me drejtoritë e policive, me Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe me Gjendjen Civile, për gjetjen e të dhënave të sakta të personave. “Ministria e Brendshme të marrë masa, duke krijuar grup pune të veçantë me përfaqësues të fushës së financave dhe fushës juridike për analizimin e hollësishëm të debitorëve. Të bashkëpunohet me drejtoritë e policive, me Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe me Gjendjen Civile, për gjetjen e saktë të të dhënave të debitorëve fizik (ish-punonjës) dhe të subjekteve fizik e juridik”, thuhet në raport.

Gjobat 1994-2007
Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton vlera debitore nga gjobat e pavjelura, të vendosura nga IKMT gjatë periudhës 1994-2007 është 1,513,907,360 lekë. “Në pasqyrat financiare të IKMT-së, vlera debitorë është 1,513,907,360 lekë, e cila përfaqëson gjobat e vendosura nga degët e ish Policisë së Ndërtimit gjatë periudhës 1994-2007 dhe arkëtimi i tyre ndiqej nga vetë Degët e Policisë së Ndërtimit, të cilat u shkrinë me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 9780, datë 16.07.2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit” dhe ndarjen e kompetencave midis INUK dhe INUV. Po kështu qëndron debitor edhe gjobat e vendosura nga INUK dhe IKMT për periudhën 2008-2016 në vlerën 2,250,376,048 lekë si dhe vlera prej 5,070,209 lekë e cila përfaqëson detyrime të lëna nga auditimi në vite për ish-punonjësit e Policisë së Ndërtimit si dhe të INUK”, vijon raporti.

Edhe për këtë gjendje debitore, KLSH kërkon që të merren masa. “Të dërgohen shkresa zyrtare për arkëtimin e detyrimeve, për debitor që janë me shpresë arkëtimi, ndërsa për debitorët që janë pa ndonjë shpresë arkëtimi, ti propozohet Ministrisë së Financave që ti mbajnë në llogaritë jashtë bilancit, ose të ndiqet procedurat ligjore për parashkrimin e tyre. Për subjektet private debitorë të dërgohen shkresa Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për të njoftuar për detyrimet që ato kanë ndër vite ndaj MB dhe të merren hapat bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, për të mundësuar arkëtimin e këtyre detyrimeve”, thekson raporti.

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Shkodran: 29/08/2018 09:31

    Po 6 milion dollaret e vjedhur nga Dega e Thesarit ne Shkoder me 1997 pse nuk kerkon njeri t`i kthehen shtetit??!! Dihen se kush jane dhe t`u sekuestrohen asetet qe kane ngritur si pallati i E. Valbones, Hotel Favorit, Hotel Amerika, Hotel Ambassador,etj etj....

    Përgjigju
  • Gekenes: 29/08/2018 08:17

    Duan ta mbyllin ceshtjen. As qe ka per tu vene perpara drejtesise asnjeri qe eshte fajtor.... me kete pune shpetojne te gjithe ata qw kane gisht ( dihet nga te gjithe se kush ka gisht).....

    Përgjigju
  • Fredi: 29/08/2018 08:04

    Thesari i Krrabes 340 kg ka perfunduar ne bursen e Britanise se Madhe nepermjet lidhjeve Behgjet Pacolli - Ilir Meta. Cfare kerkon akoma KLSH? KLSH duhet ti drejtohet prokurorise per kete fakt dhe vjedhje te paskrupullt nga Ilir Meta ish kryeminister atehere dhe Shkelqim Cani ish guvernator i BSH. 5 - 6 qese ju gjeten fshatareve te Krrabes qe i kidhin groposur qe keta plehra jua lane enkas per te krijuar alibi. Hyrja e grabitesve nuk eshte bere nga porta me kod por siper nepermjet nje galerie. U denua kot ish shefi i rojeve edhe perse gjate kohes se grabitjes nuk kishte qene ne detyre. Ndersa per 7 milion euro qe u vodhen nga Fullhajnet shefi i sigurise se thesarit as nuk u mor fare si pandehur sepse ishte babai i Brimseldes, bletes punetore te Saje Qorrit.

    Përgjigju