POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

VIDEO/Lëndë plasëse, drogë dhe municione, arrestohet ‘skifteri’ që bëri kërdinë në Kurbin (EMRI)

KURBIN-Policia ka bllokuar gjatë një operacioni drogë, lëndë plasëse, municione luftarake si edhe një sërë materialesh e vegla pune të ndryshme, ndërsa ka arrestuar një person, që dyshohet se i ka vjedhur në disa  banesa.

I arrestuari është Zef Marku 34 vjeç, banues në Fushë -Mamurras në Kurbin, ndërsa municionet luftarake dhe materialet e ndryshme që dyshohet se i ka vjedhur i janë gjetur në magazinën e lokalit.

Sendet e sekuestruara 34-vjeçarit

U sekuestruan;
- 2 kallëpe lëndë plasëse TNT

- 3 kapsolla elektrodetonatore

- 1 granatë difensive

- 310 fishekë model 56

- 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë

- 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër

- 20 celularë dhe 3 numra telefoni

- 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)

- 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj)

- 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.)

- 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa)

- pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj.

Sipas policisë, këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga vjedhja e banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, ndërsa po punohet për dokumentimin ligjor të tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona, kryesisht me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Kafsha: 12/10/2018 09:44

    Urgjent në burg me punë të detyruar 8 orë. Kështu do mësohet me riedukim që kur të dalë nga burgu të shkojë direkt të kërkojë punë. Po e bëri përsëri, përsëri burg me punë të detyruar ku ka nevojë atdheu: gurore, rruga-ura, komunale, minierë, pyllëzim e pastrim brezaresh etj. Kështu neadërtalët, bëhen njerëz.

    Përgjigju