Shpërthim i fuqishëm në Kamëz, dyshohet eksploziv një lokali

Shpërthim i fuqishëm në Kamëz, dyshohet eksploziv një lokali

Foto ilustruese

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në Kamëz. Burime të Report TV nga Policia thanë se në orën 2:50 minuta të mëngjesit të së hënës është dëgjuar një shpërthim nga banorët.

Ata kanë lajmëruar Policinë, e cila ka konstatuar dëmtimin e një lokali, konkretisht thyerjen e xhamit të tij. Policia dyshon se kemi të bëjmë me vendosjen e një sasie eksplozivi, por ende nuk është përcaktuar lënda shpërthyese.

Lokali të cilit iu thyje xhami është në pronësi të 23-vjeçari F.D, por nuk dihet nëse ka qënë ai objektiv i shpërthimit. Banorë të shumtë të Kamzës kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë lajmëruar Policinë, e cila po heton për të zbardhur shkaqet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?