VIDEO/ Tritol, granata, e armë në banesë, Delta Forcë dhe FNSH kapin vlonjatin e rrezikshëm (Emri)

Policia e Vlorës me mbështetjen e Delta Forcë dhe FNSH-së së Fierit kanë mundur të arrestojnë një 51-vjeçar nga Vlora, i cili e kishte kthyer magazinën e banesës së tij në një depo armësh e municionesh, por edhe të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit 'Maskimi', u arrestua Gjergji Petani, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale në banesën e tij:

• Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë
• 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol
• Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)
• Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Armët dhe municionet e sekuestruara në Vlorë

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës