Masakër në një lokal në Kaliforni, 12 viktima, mes tyre sherifi i zonës dhe autori (VIDEO)

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmi me armë në një lokal në Kaliforni. Mes viktimave është edhe sherifi i zonës Ron Helus, i cili ishte ndër të parët që iu përgjigj thirrjes për të shkuar në vendngjarje. Sipas dëshmive të para një person ka hyrë i armatosur brenda në lokalin Borderline Bar dhe Grill dhe ka qëlluar 30 herë me armë, duke lënë të vdekur 12 persona, dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.

Mediat e huaja raportojnë se mes viktimave është edhe autori, por identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur. Dëshmitarët tregojnë se fillimisht autori qëlloi me armë, e më pas hodhi tym dhe vazhdoi të shtënat. Disa prej njerëzve arritën të largoheshin me shpejtësi, duke thyer xhamat e dritareve.

Në vendngjarje ndodhet FBI-ja, e cila po heton ngjarjen e rëndë e cila është cilësuar si tragjedia më e madhe në atë zonë. Dyshohet se autori ishte një person rreth të 20-tave, ndërsa në lokalin ku ndodhi ngjarje ndodheshin të rinj të moshave 18, 19 dhe 20 vjeç.

vijon...

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit