U pagëzua me emrin 'Kopshti zoologjik i ferrit', Daily Mail publikon foto nga Fieri: Aty ku luani vuan për të ngrënë (FOTO)

U pagëzua me emrin 'Kopshti zoologjik i ferrit', Daily Mail publikon foto nga Fieri: Aty ku luani vuan për të ngrënë (FOTO)

Luani në kopshtin zoologjik të Fierit

‘Kopshti zoologjik i ferrit!’- kështu e përshkruan rastin e “Safari Park Zoo”, britanikja Daily Mail, e cila ka raportuar së fundmi një tjetër rast pas ariut të murrmë, lidhur me kushtet tejet të vështira dhe “ferrin” në të cilin jetojnë kafshët në kopshtin zoologjik në Fier.

Fotot e marra në kopshtin zoologjik të Safarit, në jugperëndim të Shqipërisë, tregojnë një luan të kequshqyer dhe kafshë të tjera brenda kafazeve të rrethuar nga papstërti, ku mungon uji i pastër, higjena dhe gjithçka është e izoluar brenda një ambient të mbyllur në hije.

Ky luan kockë e lëkurë vuan nga një infeksion i syrit, mbahet në kushte të këqija dhe duket i paushqyer. Luani s’ka fuqi të ngrihet në këmbë nga mungesa e ushqimit. Kafshët jetojnë në kushte mizore, pa kujdes veterinar dhe dietë ushqimore.

Shkruan Daily Mail

Sipas Daily Mail, fotografitë e publikuara janë të një fotografi aktivist për të drejtat e kafshëve që ka preferuar të mbetet anonim, i cili ka rrëfyer se shumë prej kafshë kanë ngordhur ose janë shitur nga pronari.

“Daily Mail” gjithashtu raporton se kafsha të tjera si zebra, një ari apo një ujk i dobët, jetojnë të izoluar dhe pa ushqim në këto kafaze,në kopështin zoologjik privat në Fier.

Duke e konsideruar situatën e krijur në këtë kopësht, absolutisht të papranueshme prestigjozja britanike i bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin urgjentisht masa, për të shpëtuar kafshët e këtij kopshti zoologjik nga mizoria ku ato jetojnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ximi: 16/10/2018 19:48

    Ja ke fut kot, ktu ke njerëz (burra)që i trajtojn më keq grat e tyre se sa ky luan fatkeq.

    Përgjigju
  • Kafsha me e mir se robi: 16/10/2018 19:19

    Po he pra ...akoma s marrin vesh andej nga Tirona se e kan larg Fierin. I bie me afer Londra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës