Veliaj publikon foton kur ishte 4 vjeç me babain te Amfiteatri: Sot rihapet më modern e më i bukur se kurrë
Amfiteatri i Liqenit Artificial të Tiranës do të hapet sot në mbrëmje përmes një spektakli fantastik e plot surpriza që ka rezervuar Bashki
Kryebashkiaku, Erion Veliaj
Amfiteatri i Liqenit Artificial të Tiranës do të hapet sot në mbrëmje përmes një spektakli fantastik e plot surpriza që ka rezervuar Bashkia e Tiranës për qytetarët.
Pak orë para përurimit, kryebashkiaku Veliaj ka publikuar në profilin e tij në twitter një foto të tij në moshën 4-vjeçare, ku shfaqet bashkë me të atin pikërisht në Amfiteatrin e Liqenit.
Herën e parë tek Amfiteatri i Liqenit kam qenë 4-vjeç me tim atë. Falë punës titanike të @aprtirana, sot rihapet më modern e më i bukur se kurrë. Mos mungo sonte & merr me vete fëmijët. Asnjëherë nuk i dihet se cili prej tyre do të frymëzohet që ta transformojë Tiranën nesër.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj Twitter
34 vjet më vonë, në detyrën e kryebashkiakut, Veliaj mori përsipër transformimin e tij nga një gërmallë dhe vend depozitimi mbeturinash, në një skenë teatrore në natyrë duke i rikthyer shkëlqimin e dikurshëm.
Prova e parë do të jetë mbrëmja e sotme, ku do të bëhet edhe hapja e tij përmes një feste që do të fillojë nën tingujt e Olen Cesarit. Muzikale, Balet, Simfoni, Arie, Uvertura, Marshe Muzikore si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit.
Po ashtu, nën dirigjimin e Noorman Widjaja, do të interpretojë Orkestra e RTSH, Banda e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit.
Kryeqyteti ka tashmë një tjetër skenë, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të Parkut të Liqenit Artificial në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.9%
-
Keq
61.1%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1194
Lajme të tjera
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
Veliaj në Hollandë, takon Kryetarin e Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb
25 Prill, 20:18
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
VIDEO/ Qytetares i bie të fikët në aeroportin e Hanoverit, Veliaj i vjen në ndihmë
24 Prill, 14:38
-
Kryebashkiaku Erion Veliaj zyrtarisht 'Qytetar Nderi' në Komunën e Bujanocit
23 Prill, 18:20
-
Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike
23 Prill, 11:54
-
Nxënësit e shkollës 'Andrea Stefani' i bashkohen fushatës së mbjelljes, Veliaj: Shumë shpejt nis puna për Terminalin e ri Verior
22 Prill, 15:34
-
Në nisjen e panelit të B40-ës, Veliaj takon kryebashkiakun e Athinës, Haris Doukas
22 Prill, 11:29
-
Veliaj pret Presidentin dhe Sekretarin e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit: Koha për një pistë për sportet e Motocross-it në Tiranë
21 Prill, 13:05
-
Mero Baze: Një çetë opozitare që po forcon Erion Veliajn
20 Prill, 20:25
-
13 të huaj betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Marrja e pasaportës shqiptare, mision për të çuar vendin përpara
20 Prill, 15:22
-
Rithemelimi e Partia e Lirisë protestë e zjarr para bashkisë së Tiranës! Hedhin molotovë, gurë e vezë! Flamur Noka e Tedi Blushi prijnë aktet e dhunës
19 Prill, 11:32
bravo po dhe folk muzik duhet te kete
Përgjigju