Vendimi për Tahirin brenda nëntorit, Krimet e Rënda administrojnë pushimin e hetimeve nga Italia

Vendimi i pushimit të hetimeve nga prokuroria italiane për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është administruar si provë edhe nga prokuroria e krimeve të rënda e cila e heton Tahirin për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj”.

Ky vendim sipas burimeve pranë grupit hetimorë tashmë është bërë pjesë e fashikullit të grupit të prokurorëve të cilët prej më shumë se 1 viti po hetojnë ish ministrin Tahiri.

Pak ditë më parë ishte vetë Tahiri që së bashku me avokatin e tij e depozituan këtë vendim në prokurorinë e krimeve të rënda duke deklaruar se kërkojnë që akuza shqiptare të marr një vendim.

Ndërsa ReportTv ka mësuar se tashmë dhe prokuroria italiane e ka përcjell këtë vendim palës shqiptare në të cilin shkruhet se pas hetimeve ndaj ish ministrit Tahiri ata nuk kanë mundur të gjejnë prova dhe fakte që lidhin Tahirin me trafikun e drogës.

Ndërkohë të njëjta burime sqaruan se më administrimin e kësaj prove të re dhe disa përgjigje nga letër porositë brenda muajit nëntor akuza shqiptare do të marrë një vendim nëse do ta çojë në gjyq si të pandehur ish ministrin Tahiri apo do të pushojë akuzën si pala italiane.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës