Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit, letra e ish ministrit nga burgu: Si nuk më prite? S’ta thoja dot se më vinte zor, por të dua shumë

Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit, letra e ish ministrit nga burgu: Si nuk më prite? S’ta thoja dot se më vinte zor, por të dua shumë

Saimir Tahiri

TIRANË- Babai i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është ndarë nga jeta. Nga burgu i ka shkruar një letër prekëse me fjalët e fundit për të, teksa e pyet përse e mori me nxitim rrugën e fundit. Tahiri i shkruan se i bëri dhuratën e madhe duke e bërë burrë ndërsa guxon t'i shkruajë "Të dua shumë", të cilën s'ja thoshte dot kur e kishte pranë pasi i vinte zor. Ish ministri i Brendshëm ka marrë leje për 48 orë për t'i dhënë lamtumirën e fundit të atit. Letra ishte prekse, shkruar nga qelia, ku Tahiri gjeti guximin për t'i thënë atë qe ndjente në shpirt babait të tij, prej të cilit stepej nga turpi. 

“O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart! Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne. Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim. Përgjithmonë!” – shkroi Tahiri.

Letra është shpërndarë në rrjetin social të ish ministrit të Brendshëm ku shfaqen të dy prindërit me djalin e tij të vogël, i cili i ka hedhur duart në qafë gjyshit që u nda nga jeta. Tahiri ndodhet pas hekurave pasi më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, e dënoi me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".

 

Postimi i Saimir Tahirit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Saimir Tahirit i jepet leja që të dalë nesër nga burgu për disa orë, do t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij

1678965252_tahiri.jpg

Sot u njoftua se është ndarë nga jeta babai i Saimir Tahirit. Ish ministri ka bërë kërkesë dhe nesër do të dalë për disa orë nga burgu për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Bashkim Tahiri.

A.M./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dora d'istria: 17/03/2023 07:54

    Ngushellime Saimir ti rroni ju babait e dalc sa me shpejt nga ai ferr!!

    Përgjigju
  • Vlora: 16/03/2023 12:27

    Te beren kurban por nuk eshte ora per keto . Ngushellime familjes per humbjen.

    Përgjigju
  • Samiu: 16/03/2023 12:21

    Ngushëllime familjes

    Përgjigju
  • Toni: 16/03/2023 11:48

    Fatkeqsi i ra ta percjelli babain nga bugu. Ky ishte me i miri nga ata te ps. Gjynah. Ngushellime familjes

    Përgjigju
    • Bobi: 16/03/2023 13:08

      Ky ishte me i miri me 3 milion euro pasuri te tjeret kushedi sa kane bere

  • flori: 16/03/2023 11:31

    cojeni te varrose babane...

    Përgjigju
  • Arbërori: 16/03/2023 10:50

    Ngushëllime familjes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin