Vettingu në politikë, PD letër Ruçit: Mblidh Këshillin e Legjislacionit të premten (Dokumenti)

Vettingu në politikë, PD letër Ruçit: Mblidh Këshillin e Legjislacionit të premten (Dokumenti)

TIRANE - Partia Demokratike kërkon zyrtarisht mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar të Ligjeve poër shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese për Vettingun në politikë. Demokratët dorëzuan një javë më parë draftin me propozime në Kuvend dhe mbeten të një përgjigje nga maxhoranca.

Ndërsa sot, përmes një letër zyrtare drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, demokratët kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, ditën e premte. Letra në fjalë është dërguar në emër të PD nga kryetari i Grupit, Edmond Spaho, ku kërkohet që mbledhja të mbahet për Vettingun e politikanëve. 

Letra e PD drejtuar Gramoz Ruçit

Kjo e fundit është një nismë e PD, ku kërkohet që të gjithë politikanë, zyrtarë duke përfshirë edhe kryeministrin, t’i nënshtrohen sitës së vettingut. Në letrën në fjalë thuhet se është e nevojshme mbledhja e Këshillit pasi nevojitet shkëputja e qeverisë nga krimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 18/09/2018 18:08

    Po qe se vetingun ne politik do ta bejne politikanet ose militantet , me mire mos e nisni . Drejtesua nepwrmjet SPAKU dhe Byroja e hetimit mund te ndajne politikanet ne te ndershem apo te inkriminuarit . Basha e ka marr me vrull dhe kujton se do kaloj lumin me kete veting . Ke dy dosje , per hajdut te oasurise publike dhe yrdher ne vrasje

    Përgjigju
  • Tirona: 18/09/2018 17:12

    Pse nuk beni thirrje te ngrihet SPAKU BYROJA HETIMIT qe neser o zullumqar?Nuk ju shpeton as Zoti ju felliqesira.Degjoja Alibeun dije qe keta Babooolet e Kombit do marin vendimet e formes se prer dhe ska pun SPAKU.Far e keqe qe duan anmisti ne politik.

    Përgjigju
  • Emigranti: 18/09/2018 15:56

    Nese ky lloj vetingu aprovohet per politikanet do ishte vjedhja me e madhe e bere ndonjehere ne Shqiperi. Politikanet e shofin se si po vepron vetingu ne drejtesi dhe me ngritjen e SPAK dhe BKH nuk kane shpetim do eliminohen si ne politik ashtu edhe ne ekonomi, mbase do kete edhe burg. Prandaj duan kete lloj vetingu qe te mos i kape ai tjetri i verteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron