PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO

PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO

Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend dy amendamente për të mbështetur Prokurorinë e Posaçme në luftën kundër korrupsionit. Amendamentet u prezantuan nga sekretari për Reformën Elektorale Rezart Kthupi dhe nga Sekretari për çështjet Ligjore Indrit Sefa.

Basha tha se të dyja këto amendamente që propozohen, kanë për qëllim të përmirësojnë kapacitetet e SPAK-ut, t’i rrisin ato me efekt të drejtpërdrejtë goditjen e korrupsionit qeveritar dhe krimit të organizuar dhe në këtë mënyrë për t’i shërbyer një qëllimi, do të thoja një prioriteti mbarëkombëtarë siç është lufta kundër korrupsionit.

Për të treguar indirekt se ndryshe nga Ilir Meta, i cili ka nisur një sulm frontal kundër SPAK dhe kreut Altin Dumani, Lulzim Basha dorëzoi në emër të PD-së 2 amendamente në Kuvend, që fuqizon strukturën përmes ndihmës këshilltarëve ligjorë dhe cakton afatin 3 mujor si periudhë brenda së cilës një prokuror i SPAK duhet të emërohet në detyrë të re pas mbarimit të mandatit pa zbritje page.

Duke e konkretizuar me rastin e Saimir Tahiri i cili u dënua nga GJKKO dhe dhe fitoi lirim me kusht nga Gjykata e Elbasanit, PD kërkon që çdo kërkesë mbi vendimet penale të gjykatës së Posacme të mos shqyrtohet nga rrethet por nga vetë GJKKO, ashtu si edhe ekstradimet e të akuzuarve për grup të strukturuar kriminal.

AMENDAMENTI I PARË

Amendamenti i parë është një amendament i cili ka për qëllim të rregullojë ligjin 95/2016, që është ligji i posaçëm i cili strukturon SPAK. Nisur nga raportet e paraqitura nga KLP dhe në Këshillin e Integrimit Europian nga drejtuesi i prokurorisë së posaçme i cili relatoi disa pika të cilat kishin nevojë për mbështetje. Ose më saktë disa problematika që struktura e posaçme vërente gjatë punës së organizimit të saj, në raport veçanërisht me burimet njerëzore, me statusin e magjistratëve pas përfundimit të funksionit të tyre. Dhe me le të themi atë që është nevoja për të rregulluar kompetencat apo për të zgjeruar kompetencat e SPAK-ut, vlerësuam që duhet të bëjmë disa adresime ligjore që kanë lidhje pikërisht me këto dy gjëra.

Në raport me burimet njerëzore, është parashikuar në draftligjin që po depozitojmë në Kuvend, është parashikuar brenda strukturës, brenda organizimit të vet strukturës së posaçme të krijohet një sektor i ri, që është sektori i ndihmës ligjore. Vlerësoj që për shkak të nivelit të madh të dosjeve që janë sot nën hetim për shkak të kompleksitetit të tyre dhe duke marrë si shembull strukturat e ndihmësve dhe këshilltarëve ligjor të cilët funksionojnë pranë gjykatave të Apelit dhe gjykatë së Lartë, është e rëndësishme që të krijohej edhe brenda strukturës së posaçme një sektor i veçantë që ka për qëllim këshillimin ligjor, ndjekjen e procedurave dhe hartimin e projekt akteve në raport me atë që është puna e përditshme për çështjet penale.

Pika e dytë të cilën kemi propozuar në dreftamendamentin tonë, është çështja e funksionit ose mandatit që kanë prokurorët pasi përfundojnë mandatin e tyre në SPAK. Në ligjin aktual nuk kishte një rregullim të plotë dhe të sakt ligjor. Parashikohej që KLP-ja të bënte emërimet e tyre pas përfundimit të mandatit, por pa saktësuar pozicionin në të cilën ata duhej të emëroheshin ose kohëzgjatjen e afateve brenda të cilit duhej të emëroheshin. Kemi bërë një ndërhyrje dhe një propozim dhe në këtë rast në projektligj, propozim të cilit parashikojmë që në përfundim të mandatit si prokuror në prokurorinë  e anti korrupsionit, të gjithë prokurorëve të cilëve u mbaron mandati, brenda një afatin 3 muaj të emërohen nga KLP-ja, në Prokurorinë e Përgjithshme, në prokuroritë e Apelit, ose me kërkesë të tyre pastaj si drejtues të prokurorive të rretheve, duke i garantuar njëkohësisht që edhe pas përfundimit të mandatit do të kenë të njëjtat benefite apo përfitime financiare siç ishin gjatë ushtrimit të funksionit të tyre si prokurorë të SPAK.

Këto ishin dy ndërhyrjet kryesore që kemi bërë në ligj. Mendojmë që janë shumë të rëndësishme në funksion të plotësimit të nevojave që sot SPAK ka për sa i përket burimeve njerëzore, e parë kjo me volumin e punës që është kryer deri tani. Dhe me faktin që duke rregulluar ligjërisht çfarë ndodh pas përfundimit të mandatit, u japim prokurorëve sot në detyrë një garanci që edhe pasi ata ta përfundojnë këtë mision, që në gjykimin tonë është tejet i rëndësishëm, do vazhdojnë të kenë mbrojtjen dhe përfitimin që u garantonte pozicioni fillestar. 

AMENDAMENTI I DYTË

Në bazë të kërkesave që ka bërë SPAK për nevoja të punës së saj, kërkesa specifike në KLP dhe ka propozuar ndryshime specifike, ne mendojmë ndërhyrjet që janë ,ë të domosdoshme dhe immediate kanë të bëjnë me disa nga këto shqetësime që ka ngritur SPAK, që është ekzekutimi i vendimeve penale të dhëna nga Gjykata e Posaçme. Që do të thotë, të gjithë vendimet penale që ka dhënë GJKKO, sot ekzekutohen nga gjykatat e rretheve në të cilën i dënuari vuan dënimin.

Ne kërkojmë që të gjitha dënimet që ka dhënë GJKKO, të gjitha kërkesat në lidhje me ekzekutimin e këtyre dënimeve të gjykohen po nga GJKKO. Po marr rastin e Sajmir Tahirit, në këtë rast ishte gjykata e Elbasanit që e liroi nga qelia për një kërkesë proceduriale. Në propozimin tonë nuk do të ketë më gjykatë rrethi gjyqsor që të marri këto kërkesa, por do të jetë vetëm GJKKO.

Për shembull, çdo i dënuar nga GJKKO i cili kërkon që të përfitojë ulje dënimi, ose ndonjë kërkesë tjetër gjatë ekzekutimit të dënimit, nuk do të jenë më gjykatat e rreteheve, por do të jetë GJKKO. Dhe kjo është parashikuar në nenin 470, ku kemi bërë një përcaktim të posaçëm.

Gjithashtu kemi kërkuar në lidhje ekstradimin, ne mendojmë që të gjitha kërkesat nga autoritetet e huaja, nga shtetet e huaja për të gjithë personat e dënuar ose në kërkim, të cilët procedohen për vepra penale të parashikuara nga neni 47/a të kodit të procedurës penale, që janë për grupet e strukturuara kriminale, e të gjitha me radhë, të gjitha këto kërkesa duhet të shqyrtohen nga GJKKO-ja dhe jo më nga gjykatat e rretheve ku ka vendbanimin pala që kërkohet të ekstradohet.

Dispozitë tjetër të cilën ne kemi adresuar, është dhe në nenin 512 të kodit të procedurës penale, njohja e vendimeve nga ne të gjykatave të huaja. Në rast se këto vendime penale kur administrohen nga Ministria e Drejtësisë, shqyrtohet që kanë vepra penale të cilat përfshihen në nenin 75/a të kodit të procedurës penale dhe janë si grup i strukturuar kriminal, atëherë gjykata kompetente dhe për njohjen e këtyre vendimeve do të jetë GJKKO.

Kemi bërë edhe përshtatjen e dispozitave ligjore me terminologjinë e re. Gjithashtu në vazhdë të kësaj, do të bëjme dhe një ndërhyrje masive në ligjin numër 10993, datë 03.09.2009, për marrëdhëniet juridiksionale të autoriteteve të huaja në çështetjet e penale. Që do të thotë që ky ligj është i vitit 2009 dhe nuk është përshtatur akoma më dispozitata e kodit të procedurës penale. Plus që dhe me dispozitat e propozuara nga ana jonë, të ndryshojnë thelbësisht disa kompetenca në këtë ligj, ne do të propozojmë një projektligj i cili do të përshtasi të gjitha propozimet tona dhe do të riformatohet. Kjo është për sa i përketë paketës institucionale në kodin e procedurës penale dhe në ligjin e posaçëm. 

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar