Gjyqtari i Apelit në Gjirokastër Enton Dhimitri në Vetting, KPK: Kunati është i dënuar në Greqi për drogë

Gjyqtari i Apelit në Gjirokastër Enton Dhimitri në Vetting, KPK: Kunati është i dënuar në Greqi për drogë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

TIRANË- Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, ka zhvilluar ditën e sotme seancën dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Enton Dhimitri. Trupa gjykuese për Dhimitrin përbëhet nga: Xhensila Pine, Genta Tafa dhe nga Pamela Qirko, ndërsa vendimi për të do jepet të enjten në orën 9.

Dhimitri po rivlerësohet se me përparësi për ligjshmërinë e pasurisë së tij, integritetin etik dhe profesional pasi është kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Sipas ILDKPKI-së, gjyqtari ka bërë një deklarim të saktë në përputhje me ligjin dhe ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë.  Më tej, në raport shkruhet se subjekti ka qënë bashkëpunes gjatë procesit të hetimit. Por pavarësisht hetimit të zhvilluar nga ILDKPKI-ja, KPK ka vijuar me thellimin e tyre mbi pasurinë e gjyqtarit.

Në pasurinë e tij rezulton: një makinë 13900 euro për të cilin ka paguar 5 mijë euro kursime nga paga dhe për pjesën tjetër ka marrë kredi; një apartament me sipërfaqe 93 m2 në Gjirokastër me vlerë 4 milion lekë por sipas KPK çmimi i apartamentit është më i lartë nga se është deklaruar; një apartament të blerë nga ai dhe bashkëshortja me sipërfaqe 74.95 m2 , me vlerë 38500 euro i cili është i paregjistruar.

Subjekti ka burime të ligjshme për të blerë makinën, të cilën e ka shitur 73 euro më shumë. Ka bërë deklarim të saktë të shpenzimeve dhe ka deklaruar të ardhura 12.7 milion lekë në total ndër vite. Për apartamentin është paguar shuma e 32.500 euro dhe 9 faturat tatimore i ka deklarura për mobilimin e apartamentit në Gjirokastër.

ILDKPKI

Sipas DSIK, gjyqtari ka përshtatshmëri për të vazhduar detyren por KPK ka marrë një denoncim ku thuhet se kunati i tij është i dënuar në Greqi me 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Nga hetimi i KPK-së, konstatohet se denoncimi është i vërtetë dhe se kunati i tij, L.G., është arrestuar në vitin 2016. Subjekti dhe personi  kanë burime të konfirmuara për të gjitha pasuritë që disponojnë.

KPK ka kërkuar sqarim në lidhje me marrëdhënien me kuantin edhe pse gjyqtari mohon të ketë afrimitet me kunatin dhe se nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me rekordet kriminale që kishte ai. Gjithashtu subjekti mohon të këtë banuar në të njëjtën shtëpi me kunatin pasi ai jetonte në Greqi dhe gjyqtari në Gjirokastër.

Në fund të hetimit sa i përket anës profesionale, subjekti është i aftë profesionalisht për të vazhduar detyrën, edhe pse për të ka pasur ankesa që më pas kanë rezultuar të pabaza.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)