VIDEO/ Tymi dhe flakët përfshijnë 
Katedralen e Korçës, nuk ka dëme 

VIDEO/ Tymi dhe flakët përfshijnë <br />Katedralen e Korçës, nuk ka dëme <br>
Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët Katedralja Ortodokse e Korçës. Nuk dihen shkaqet, por qirinjtë e ndezur nga besimtarët dyshohet se shkaktuan zjarrin aksidentalisht. Tymi dhe flakët pushtuan katedralen pas meshës për ditën e Ujit të Bekuar, ku shumë besimtarë ndezën qirinj. Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka dëme në ikona nga zjarri që përfshiu katedralen.

[gallery]25277[/gallery]
Është dëmtuar vetëm pjesa ku ndizen qirinjtë, pasi zjarrfikësja ka ndërhyrë me shpejtësi duke izoluar flakët që të mos përfshijnë pjesën e ikonave. Pjesa e brendshme e kishës është mbyllur pas rënies së zjarrit, ndërsa gjendja është stabilizuar rreth orës 12:30.

vatra e zjarrit  korce
Vatra e zjarrit ne vendin ku ndizen qirinjte

Edhe nga policia e Korçës deklarohet se kanë qenë pikërisht qirinjtë që kanë shkaktuar zjarrin.   

Në katedrale ishte i pranishëm në mëngjesin e sotëm edhe Presidenti Meta me rastin e ditës së Ujit të Bekuar. Presidenti Meta u takua në Mitropolinë e Korçes me Imzot Johan Pelushin, ndërsa uroj besimtarët në Ditën e Ujit të Bekuar. “Prania e kryegjyshit botëror të Bektashinjve, tregues i harmonisë sonë të shkëlqyer fetare” tha Meta. Ndërsa Mitropoliti Imzot Johan Pelushi i dhuron Presidentit Meta një ikonë të posaçme të Shën Ilirit.

meta korce
(Presidenti Ilir Meta sot në Katedralen e Korçës para se të përfshihej nga flakët)

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë