'Babalja'/ Ardi Veliu 60' në prokurori, zbardhet dëshmia: S'e njoh Alizotin (Nesër dëshmon Florenc Hoxha)

TIRANE-Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dëshmuar për rreth 60 minuta para prokurorëve të Krimeve të Rënda në lidhje me videon e kunatit të Babales. Ai hyri në ambientet e prokurorisë në orën 13:00, përfundoi dëshminë duke u larguar në orën 13:55 minuta, ndërsa nuk dha asnjë prononcim për mediat.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zbardhur dëshminë e Ardi Veliut para prokurorëve Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri. Sipas burimeve, Veliu ashtu si në deklaratëN e policisë pak ditë më parë edhe sot ka mohuar njohjen me Fredi Alizotin, i cili pretendon se e ka marrë në makinë dhe i ka bërë presion për të ndryshuar dëshminë.

Nuk kam asnjë njohje dhe kontakte me Fredi Alizotin, nuk e kam takuar asnjëherë.  Nuk e di se përse më akuzon, gjithçka që ka thënë nuk është e vërtetë.

Ardi Veliu

Në kuadër të dosjes Babale, specifikisht videos së kunatit të Albert Veliut, Fredi Alizoti nesër do të dëshmojë te Krimet e Rënda edhe ish-drejtori i policisë bashkiake të Tiranës në kohën e Bashës, Florenc Hoxha.

Në videon e dytë Alizoti pretendon se është marrë në makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe i është bërë presion për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen "Babale".

Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sot te Prokuroria e Krimeve të Rënda

Sipas përgjimeve të Prokurorisë të cilat "Shqiptarja.com" i publikoi ekskluzivisht disa ditë më parë, Fredi Alizoti në biseda telefonike me "Babalen" por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ish-policë në kohën e PD, thotë se zërin e Agron Xhafajt, vëllain e ministrit të Brendshëm e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemër Salianji.

Gjithashtu, bazuar gjithmonë te përgjimet e zbardhura, Alizoti shprehet i zhgënjyer me Albert Veliun, i cili nuk i ka dhënë asnjë lek dhe ishte larguar në drejtim të Kosovës për azil. Ndërkohë që për këtë cështje edhe deputeti i PD, Ervin Salianji është zyrtarisht nën hetim për kallëzim të rremë dhe dëshmoi javën e kaluar në prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ndër të tjera tha se videon me kunatin e Babales, që publikoi ia kishte dhënë Florenc Hoxha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presioni i penalltive, dy lojtarët e Real Madrid refuzuan të gjuanin kundër Cityt

Presioni i penalltive, dy lojtarët e Real Madrid refuzuan të gjuanin kundër Cityt