Vjenë/ Vidhet një tjetër pikturë e impresionistit francez Renoir, shpallen në kërkim tre persona

Vjenë/ Vidhet një tjetër pikturë e impresionistit francez Renoir, shpallen në kërkim tre persona

Pamje e siguruar nga policia e Vjenës, ku shihet një nga tre të dyshuarit duke u larguar

Policia austriake është vendosur në kërkim të tri personave, të dyshuar si vjedhësit e pikturës së impresionistit francez Pierre Auguste Renoir. Piktura “Gjiri, deti, shkëmbinjtë e gjelbër” është vjedhur më 26 nëntor nga ambientet e shtëpisë së ankandit, “Dorotheum” në Vjenë.

“Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Vjenës për gazetarët e CNN. “Mendojmë se të dyshuarit janë profesionistë. E kanë prerë pikturën nga korniza dhe kanë dalë menjëherë jashtë. Ishin shumë të koordinuar", ka deklaruar ai.

Sipas medias prestigjioze britanike, ajo që ka tërhequr vëmendjen në pamjet filmike të kamerave të sigurisë ka qenë fakti se një prej tyre është larguar në qetësi nga dy të tjerët.

Vjedhja është konfirmuar edhe nga shtëpia e ankandit, e cila kishte planifikuar që pikturën ta nxirrte në shitje më datë 28 nëntor, me një çmim që do të varionte nga 120 mijë deri në 160 mijë euro.

Drejtori i artit impresionist dhe modern në Dickinson iu shpreh CNN në një intervistë telefonike se ndonëse nuk është një prej pikturave më të njohura të Renoir, do të jetë e vështirë për t'u shitur nga grabitësit. Por, kjo nuk është hera e parë që veprat e Renoir-it bëhen 'pre' e grabitësve. Një tjetër pikturë, "Madeleine Leaning on Her Elbow with Flowers in Her Hair", me vlerë 1 milionë dollarë, është në listën e FBI për 10 krimet më të rënda në botën e artit.

Piktura e vjedhur e impresionistit francez Pierre Auguste Renoir, "Gjiri, deti, shkëmbinjtë e gjelbër”

Piktura tjetër e vjedhur e Renoir-it, "Madeleine Leaning on Her Elbow with Flowers in Her Hair"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë

Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë