Vjeshta erdhi! Si të ruani trupin e verës për të cilin u përpoqët aq shumë

Vjeshta erdhi! Si të ruani trupin e verës për të cilin u përpoqët aq shumë

Foto ilustruese

Në përgjithësi kur afron sezoni veror femrat sidomos drejtohen në palestra, fillojnë të mbajnë dieta, pasi duan të krijojnë trupin perfekt kur të dalin me bikini. Mirëpo kur afron vjeshta na kaplon një lodhje dhe ndalojmë së bëri shumë aktivitete të ndryshme që bënim gjatë verës.

Kjo edhe për shkak të shirave që ndoshta shpesh herë ta heqin dëshirën për të dalë për vrap. Pothuajse gjithë bota është dakord me faktin se sporti na ndihmon të kemi një shëndet më të mirë, por është vërtetuar se është i nevojshëm një aktivitet sportiv jo i sforcuar, si shëtitje, joga, not dhe kërcim.

Sa më shumë banjo dielli

Kur vjen vjeshta, rrezet e diellit nuk janë shumë të fuqishme si gjatë verës, por ekspozimi i gjatë ndaj dritës së diellit vë në lëvizje në organizmin tonë, një nga mekanizmat më kompleksë të lidhur me prodhimin e serotoninës, një substancë e rëndësishme që kur prodhohet në sasi të mëdha, na bën të ndihemi energjikë, me humor të mirë dhe të ngrohtë.

Shmangni ushqimet pikante dhe yndyrnat

Gjatë vjeshtës është mirë të përdorim fare pak ose aspak ushqime pikante apo të yndyrshme. Duhet të konsumojmë më shumë ushqime që janë të pasura me proteina, si vezë, mish pule, peshk, prodhime qumështi dhe prodhime soje

Të bëjmë aerobi

Njerëzit që punojnë në zyra për një kohë të gjatë, ndjehen shpesh të lodhur, pasi truri nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak, prandaj këshillohet aerobia sepse oksigjeni duhet të jetë i mjaftueshëm.

Të flemë çdo ditë një orë më shumë

Gjatë verës, dita është më e gjatë dhe nata më e shkurtër. Shumë njerëz e kanë zakon të flenë vonë dhe të zgjohen herët. Kur vjen vjeshta, ky zakon duhet ndryshuar. Mjekët na këshillojnë të flemë para orës 22.30. Kur punojmë dhe të studiojmë, pasi kemi fjetur mirë, do të jemi plot energji.

Hani një mëngjes të shëndetshëm

Gjatë vjeshtës, ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm duhet me patjetër të bëhet rutina juaj e çdo mëngjesi. Mëngjesi i shëndetshëm do t’ju shuajë urinë përgjatë ditës.

Shëtitni gjatë pushimit të drekës

Të ecni pak gjatë pushimit të drekës është një mënyrë e mirë për të thithur disa rreze dielli gjatë verës. Por ky zakon nuk duhet lënë mënjanë gjatë stinës së vjeshtës, ose kur moti ftohet pak më shumë.

Pini sa më shumë ujë

Gjatë verës kemi nevojë për më shumë ujë se zakonisht sepse është vapë. Gjithashtu ndihemi të mbushur edhe gjatë ngrënies. Pirja e ujit mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, kështu që sigurohuni që mos ta hiqni nga dieta juaj gjatë gjithë vitit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm