Vlorë, kapet peshku i rrallë 'gjalpë' në ujërat e detit Jon/ VIDEO-FOTO

Ndryshimet klimatike kanë bërë që në ujërat shqiptare të shfaqen gjallesa të rralla që nuk janë parë më herët.

Një peshk “gjalpë”, që në latinisht quhet Ruvetus është kapur në ujerat e detit Jon, ku sipas peshkatarit, Sherif Durmishi, ky lloj peshku duhet te jetonte në ujëra të thella, por ndryshimet klimatike kanë bërë që habitati i tyre të ndryshojë.

Sipas peshkatarit, edhe pse ende ka gjueti të paligjshme, moratoriumi ka dhënë efektet e tij. Me herët sipas peshkatarit janë kapur edhe peshq të tjerë të rrallë, por edhe peshkaqen në gjirin e Vlorës, çka tregon se ndryshimet klimatike kanë bërë që gjallesa të tilla të shfaqen në ujerat tona.

Kemi vite me radhë që i diskutojmë dhe i shikojmë ndryshimet, jo më larg se dje erdhi një tjetër specie, peshku gjalpë i zënë nga ujëra tepër të cekëta, në Vjosë.Ky peshk vjen nga ujëra shumë të thella, ndërsa biologët e kanë studiuar dhe e dinë më mirë se nga vijnë. Ndryshimi klimaterik është i dukshëm, hasim specie që si kemi parë më përpara, madje para shumë vitesh kemi pasur peshkun mbret që ndodhet në muzeun e biologjisë në Tiranë. Ndryshimet klimaterike ndikojnë tek speciet e detit që shpesh përplasemi me specie të reja të pa kapura më parë. Kemi specia invazive siç është gaforrja që ka 5-6 vjet e pranishme në ujërat tona dhe peshq që vijnë nga zonat e nxehta si zonat koralore, llambenat e ndryshme që ngjasojnë me ujërat tona, por që janë prurje të zonave tropikale.

Peshkatari

Ardhja e këtyre specieve të rralla përveç kushteve klimaterike ka të bëjë edhe me gjuetinë e paligjshme që dikur ka qenë një problem, por që ende nuk është zhdukur plotësisht, si peshkatar si e konceptoni? 

Në fakt efektet e moratoriumit kanë ndikuar për mirë, po ta shikojmë, një ndryshim kemi më shumë gjallëri peshku për të mos të marrë rastet ekstreme të gjuetisë me lëndë plasëse që janë minimizuar dhe mund të themi se po zhduken gradualisht. Ka 3-4 vjet që ka një ndryshim total mbi rregullat e gjuetisë. Gradualisht po krijohet dhe një mënyrë kontrolli të peshkimit, dhe vetë sektori i peshkimit po ndërgjegjësohen për të pasur një peshkim të përgjegjshëm. Janë krijuar dhe shoqatat e peshkatarëve të përgjegjshëm. Me arsye e vetme për të qenë i vazhdueshëm ky sektor. Peshkatarët po bëhen vetë mbrojtës të detit, po bëhen pjesë e këtij programi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)