Vlorë/ Lajm i keq për dy të burgosurit, dokumentohet me prova një tjetër vjedhje me armë zjarri

Vlorë/ Lajm i keq për dy të burgosurit, dokumentohet me prova një tjetër vjedhje me armë zjarri

Foto ilustruese

Një vjedhje me armë zjarri është dokumentuar në Vlorë. Përgjegjës për ngjarjen mësohet se janë dy të burgosur që po vuajnë dënimin për disa vjedhje të tjera.

Policia njofton se ngjarja është regjistruar në datën 15 shtator të vitit 2017 dhe dy personat tentuan të vjedhin një makinë tip "Benz".

Njoftimi i plotë:

Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pronës, në vijim të hetimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme kanë bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të një vjedhje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur më datë 15.09.2017, në afërsi të fshatit Mazhar, ku dy persona kanë vjedhur me armë zjarri shtetasin D.H., banues në Samaticë, Berat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin “Benz”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale janë siguruar prova ligjore të cilat kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasit:

L.D., 43 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë.
Z.F., 36 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.

Aktualisht dy shtetasit e mësipërm ndodhen duke vuajtur dënimin “Arrest me burg”, në IEVP Fier, për veprën penale ''Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim'', parashikuar nga neni 140 e 25 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miu apartamenteve: 20/06/2018 10:38

    Lajm i keq?!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës