Vlorë, sekuestrohen 200 kg kanabis
dy trafikantët braktisën automjetin

Vlorë, sekuestrohen 200 kg kanabis<br />dy trafikantët braktisën automjetin
VLORE - Forcat Delta te Policise Kufitare ne Vlore sekuestruan rreth 200 kg kanabis sativa, ndërsa u shpallen në kërkim dy autorët, të cilët mësohet se kanë braktisur makinën me të cilën transportonin lëndën narkotike.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 pas mesnate,në zonën e “Jonufrës” në Vlorë, ku bëhet e ditur se automjeti tip “Range Rover” me targa AA 230 FC, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Menjëherë pas kësaj policia u vu në lëvizje për ndalimin e autorëve, të cilët pas mos zbatimit të urdhrit të policisë, braktisën automjetin dhe u larguan në këmbë duke përfituar edhe nga errësira.

Gjatë kontrollit në automjetin policia arriti të zbulojë sasinë prej rreth 200 kg kanabis sativa. Ndërkohë sipas policisë, dyshohet se janë dy autorë të trafikimit të lëndës narkotike, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, ndërsa vijon puna për zbulimin dhe arrestimin e tyre, si dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.

droge
(Në foto: Droga e sekuestruar nga Forcat Delta te Policise Kufitare Vlore) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit

Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit