Frazat që nuk duhet t'ia thoni kurrë partnerit tuaj

Frazat që nuk duhet t'ia thoni kurrë partnerit tuaj

Komunikimi është një nga aspektet më të rëndësishme të çdo marrëdhënieje, por mund të jetë edhe një nga më të vështirat.

Ndonjëherë, ne mund t'i themi partnerit tonë gjëra që nuk i duam në të vërtetë ose për të cilat pendohemi më vonë. Megjithatë janë disa fjalë mund të kenë një ndikim të qëndrueshëm negativ në ndjenjat, besimin dhe vetëvlerësimin e partnerit tonë, dhe rrjedhimisht në marrëdhënien tonë.

Përgjithësime, të tilla si "Ti gjithmonë" ose "Ti kurrë"

Këto terma janë shpesh ekzagjerime dhe nuk njohin përpjekjet që po bën partneri ynë, thotë  Kier Gaines një psikologe e marrëdhënieve në çift. Në të njëjtën kohë partneri juaj mund të përgjigjet me diçka të ngjashme ose të vetëmbrohet. Pra në vend që të qëndroni në të kaluarën, bëni një përpjekje për të qëndruar në të tashmen.

Kundërshtimet ose vërejtjet, të tilla si "Po, por"

Në qoftë se personi përballë jush ju shpreh një shqetësim, fillimisht e dëgjoni, mos e kundërshtoni apo mos bëni vërejtje menjëherë. Pasi ai ka mbaruar së foluri argumentoni mendimin tuaj.

Krahasimet, si "Ju duhet të jeni më shumë si..."

Krahasimi i partnerit tuaj me dikë tjetër është një nga strategjitë më të këqija për suksesin e marrëdhënieve. Ky krahasim mund të çojë në xhelozi dhe deri te  besimi brenda një marrëdhënieje. Mbani njerëzit e tjerë jashtë marrëdhënies suaj dhe përqendrohuni tek ju kur flisni për nevojat tuaja.

"Ju po reagoni shumë”

Askush nuk mund të parashikojë reagimet e tjetrit ose të përcaktojë se cilat janë të përshtatshme apo jo. Ndaj në vend që t’i thoni se po reagoni më shumë seç duhet  më mirë përdorni frazat: 'Mirë, po dëgjoj. Më trego më shumë. Më ndihmo të kuptoj se me çfarë po lufton."

“Qetësohu”

Një frazë që kushdo që e ka dëgjuar ka bërë krejt të kundërtën. Prandaj këshillohet se në qoftë se partneri juaj është nervozuar, në fillim lëreni të qetësohet vet dhe më pas bisedoni me njëri tjetrin.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani