Vrasja e Artan Cukut/ Shtyhet gjyqi, zhduken jashtë Shqipërisë porositësi dhe ndërmjetësi

Duhet të paraqitesh në seancë për t’u njohur me akuzën ndaj tyre, por nuk gjenden as nga policia e as nga prokuroria, dy personat Bledar Jambelli dhe Kristaq Lici të dyshuar si porositës të vrasjes së ish-kryepolicit Artan Cuku.

Janë këto pamjet e sallës me kafazin bosh me praninë vetëm të prokurorit, gjykatësit dhe avokatëve, ndërsa në sfond, preambula “Para ligjit të gjithë janë të barabartë”, është e dëmtuar.

Për shkak të mos gjetjes së tyre dhe të mos njoftimit zyrtarisht sipas përcaktimeve në kodin e procedurës Penale, prokurori Behar Dibra kërkoi shtyrjen e seancës.

Ndërsa gjyqtarja Flora Hajradinaj relatoi se policia e Beratit dhe ajo e Fierit kishin refuzuar t’i përgjigjeshin Gjykatës dhe pse ishin urdhëruar të kryenin kërkime për t’i gjetur e për t’i njoftuar, e për këtë ajo kërkoi nga kryepolici Ardi Veliu të marrë masa ndëshkuese. Avokatët të pranishëm në seancë pranuan shtyrjen e seancës, e cila u la për më datë 25 shtator 2018.

Jambelli dhe Lici janë në kërkim, pasi gjatë zbardhjes së vrasjes së Cukut policia administroi dëshminë e Mikel Shallarit, ku ai tregoi se e kishte vrarë ish policin për llogari të porosisë së bërë nga Jambelli me ndërmjetësim t Licit.

Prej më shumë se 3 muajsh, Jambelli e Lici ndodhet në listën e më të kërkuarve nga “Interpol Tirana” dhe në një përgjigje të administruar nga policia Kriminale, Gjykata sqaroi se sipas të dhënave të këtij departamenti, Jambelli dhe Lici fshihen jashtë vendit. Për këtë krim në pranga është vënë vetëm i riu nga Kuçova Mikel Shallari, i cili ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe është dënuar me 10 vite burg.

Ngjarja

38-vjeçari pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes. Bledar Jambelli foton e siguruar nga Report Tv e ka bërë vetëm pak muaj para vrasjes së kryekomisarit, ndërkohë që mendohet se është larguar jashtë Shqipërisë, menjëherë sapo Artan Cuku u vra në hyrje të pallatit të tij në 10 prill të 2017-së.

Kjo foto u është shpërndarë pikave kufitare në Shqipëri por edhe autoriteteve policore në të gjithë Europën, nëpërmjet Interpolit. Bledar Jambelli dyshohet se është larguar drejt Greqisë pasi është vrarë Artan Cuku. Pikërisht hetimet për gjetjen e Bledar Jambellit janë përqendruar në Greqi, por edhe në Spanjë, për shkak të lidhjeve që 38-vjeçari kishte.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar disa letërporosi autoriteteve spanjolle dhe atyre greke për zbulimin e vendndodhjes së Bledar Jambellit dhe u ka kërkuar atyre arrestimin e personit më të kërkuar aktualisht nga autoritete shqiptare.

Bledar Jambelli, Kristaq Leci, Mikel Shallari dhe ish-komisar Artan Cuku

Ngjarja

Jambelli ka porositur vrasjen e Artan Cukut për rihapjen e një dosje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kjo dosje solli edhe arrestimin e Bledar Jambellit, person i akuzuar për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”.

Kjo dosje ishte e mbyllur nga prokuroria, por Artan Cuku gjeti prova dhe vuri në pranga Bledar Jambellin. Çuditërisht 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013. 4 vite më pas Jambelli vendosi të hakmerret duke paguar Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun. Mikel Shallari ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka konfirmuar që ka qënë Bledar Jambelli, i cili e pagoi për të vrarë Artan Cukun.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha