Vrasja e ekstremistit grek në Gjirokastër, reagon politika shqiptare

Vrasja e ekstremistit grek në Gjirokastër, reagon politika shqiptare

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu

TIRANË- Mbi vrasjen e ekstremistit grek Konstantinos Kacifa në Bularat, ka reaguar edhe deputeti i PS-së Pjerin Ndreu.

Me anë të një statusi në Facebook, Ndreu e quajti normale hapjen e zjarrit nga ana e policisë shqiptare pasi sipas tij në vende të tjera policia vret edhe në kushte të tjera më të lehta.

Nëse ia lëshon me breshëri policisë atëherë është normale kundërpërgjigja. Këtu s’ka vend për diskutim e për filozofime pa sens!

Pjerin Ndreu, deputet i PS-së

Postimi i plotë i Pjerin Ndreut:  

Të qëllosh mbi policinë me armë do vritesh. Në botën e përparuar policia të vret edhe në kushte të tjera më të lehta. Për shembull nëse tenton me nxjerrë armën. Po nëse ia lëshon me breshëri policisë atëherë është normale kundërpërgjigja. Këtu s’ka vend për diskutim e për filozofime pa sens!

Ora 15:00/  Vrasja e ekstremistit, Shpëtim Idrizi: Varrezat e Ushtarëve Grekë, arsye pelegrinazhi për ta

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një deklaratë për shtyp ka komentuar vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës. Në deklaratën e tij, Idrizi është shprehur se për këto arsye, ai dhe partia e tij kanë kundërshtuar ngritjen e Varrezve të Ushtarëve Grekë pasi sipas tij, ato vende janë një arsye pelegrinazhi për qarqet ekstremiste Greke të Vorio-Epirit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë